Lajme

Britania, optimiste për fazën e dytë të bisedimeve për Brexit

Autori: Gazeta inFokus 21:40 | 21 August 2017

Britania e Madhe është e sigurt që dialogu me Bashkimin Evropian është zhvilluar mjaftueshëm për të kaluar në fazën e dytë të negociatave për të diskutuar partneritetin e ardhshwm mes dy palëve në muajin tetor, ka thënë zëdhënësja e kryeministres britanike, Theresa May.

Ajo u ka thënë gazetarëve se qeveria është duke planifikuar një “numër të precedentëve”, në propozimet e saj, në atë se si duhet të zgjidhen mosmarrëvehjet eventuale, pasi Britania të largohet nga juridiksioni i Gjykatës Evropiane për Drejtësi, në mars të vitit 2019.

”Ne jemi të sigurtë se do të arrijmë zhvillim të mjaftushëm deri në muajin tetor, në mënyrë që të kalojmë në një fazë tjetër të dialogut”, ka thënë ajo, përcjell REL.

-Advertisement-

“Ky është qëllimi ynë dhe ne do të punojmë që të arrijmë në atë pikë. Pikëpamja e kryeministres është që të dyja palët të demonstrojnë një qasje dinamike dhe fleksibile, në secilin fazë të negociatave”, ka shtuar tutje ajo.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Blerando i Big Brother Vip Kosova – fytyra e re e Prince Espresso
-Advertisement-

Të tjera