Britania – BE-së: Dalim pa marrëveshje
Autori: Gazeta inFokus 09:56 | 02 October 2018
Në një fjalim të mbajtur të hënën në kongresin e konservatorëve në Birmingham, ministri britanik për Brexit, Dominic Raab ka paralajmëruar BE nga kërkesat e ekzagjeruara. “Gatishmëria jonë për kompromis nuk është e pakufishme”, ka thënë ai duke shtuar se ne nuk do të kërkojmë shtyrjen e zbatimit të nenit 50-të. Neni 50 rregullon daljen e një vendi nga BE.
“Nëse oferta e vetme e BE e kërcënon unionin tonë, atëherë nuk na mbetet rrugë tjetër, veçse të dalim pa marrëveshje”, thekson Raab, që megjithatë e kërkon kompromisin. “Qëndrimi im është pragmatik jo dogmatik.” Sipas Raabe, BE kërkon ta mbajë vendin në union përmes trukeve. Edhe ministri britanik i Tregtisë Fox paralajmëroi Bashkimin Europjan. Mungesa e marrëveshjes do të dëmtojë shumë edhe tregtinë e BE-së, tha ai.
Lufta brenda konservatorëve
Konservatorët u mblodhën të dielën në kongresin e partisë për të gjetur një rrugëzgjidhje nga ngërçi i krijuar. Partia është e përçarë në kampin e mbështetësve rreth ish-ministrit të Jashtëm, Boris Johnson që kërkesat e BE i quajnë të ekzagjeruara dhe e kritikoi ashpër kryeministren në kongres, dhe grupimit tjetër, përkrahësit e kryeministres, Theresa May. Brenda partisë duket se zhvillohet një luftë e brendshme për pushtet.
Pika më e nxehtë e debatit me BE mbetet statusi i provincës britanike, Irlandë e Veriut, Nuk duhet të ketë një doganë kufitare mes Irlandës së Veriut dhe pjesës tjetër të Britanisë së Madhe, siç parasheh BE. BE e refuzon planin aktual të Theresa Mayt për Brexit dhe kërkon më shumë lëshime. Gjashtë muaj para datës së daljes së BE nga Britania e Madhe, negociatat janë vështirësuar. Shumë sipërmarrje ndërkohë po përgatiten për skenarin më të keq, daljen e Britanisë së Madhe nga BE pa një marrëveshje të rregulluar, e cila potencialisht mund të shkaktojë kaos dhe rreziqe politike e ekonomike.
Të tjera
-
Rama: Për viktimat e dhụnës në familje, kemi krijuar programe të veçanta për mbrojtje dhe mbështetje financiare
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se Komuna e Prishtin...
-
Fahrije Hoti e demanton Faton Pecin që tha se ajo ishte paditur nga Memli Krasniqi sa ishte ministër i Bujqësisë
Fahrije Hoti, udhëheqëse e Kooperativës Krusha, ka demantuar ministrin e Bujq...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në ras...
-
Homologët parlamentarë mbajnë takim bilateral
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka pritur sot në një takim zy...
-
Në Speciale fillon dëshminë Halil Çadraku
Halil Qadraku është dëshmitari i ri i Prokurorisë, i cili filloi dhënien e dë...
-
Osmani takoi deputeten britanike, Alicia Kearns
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani në kuadër të pjesëmarrjes n...
-
Nis procesi gjyqësor për zhdukjen e mjekut të UÇK-së, mungon pala e dyshuar
Sot në Gjykatën Themelore të Prishtinës, po mbahet seanca e parë gjyqësore në...
-
Shërbimi i Self Check-in tani edhe në Aeroportin e Prishtinës ‘Adem Jashari
Pas hapjes së katër portave shtesë dhe duke shtuar hapësirat për procesimin e...
-
Kandidati prorus prin në zgjedhjet presidenciale në Rumani
Kandidati prorus, Cailn Georgescu, po prin në zgjedhjet presidenciale të Ruma...
-
Vdekja e 25-vjeçarit në punë, arrestohen tre menaxherë të një kompanie
Një 25-vjeçar nga fshati Vragoli i Fushë Kosovës ka vdekur dje në Prizren pa...
-
Policia shqiptoi 1.855 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
FSK trajnohet për sistemin e avancuar të armëve SARP
Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK), bënë të ditur se në kuadër të bashkëpunimi...