Rozë

Brenda garderobës gjigante të Dafina Zeqirit, ja atletet e shumta që ka (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 11:58 | 14 May 2020

Përveç këngëve të saj të bukura, Dafina Zeqiri, njihet edhe për stilin e veçantë që ka.

Në çdo dalje të saj publike apo në postimet në rrjetet sociale, vëmë re kombinime të ndryshme të veshkeve. Por kjo është hera e parë që këngëtarja e njohur ka hapur dyert e garderobës gjigante.

Dafina ka postuar në “Instastory” disa video nga garderoba, ku mban të gjitha veshjet.

-Advertisement-

Siç duket nga pamjet, në garderobën e këngëtares mbizotërojnë veshjet sportive, që i përshtaten më shumë tipit të saj.

Por çfarë na zënë më shumë sytë janë atletet. Duket se Dafina është e fiksuar pas tyre dhe numëron pafund të tilla.

Madje, edhe vetë ajo e kupton që nuk ka mjaftueshëm hapësirë për to dhe ka nevojë për një dollap tjetër këpucësh sa më shpejt.

Atletet e saj janë të ngjyrave e firmave të ndryshme dhe të renditura me rregull duken tamam si në vitrinë

“Më duhet një dollap atletesh sa më shpejt të jetë e mundur”, shkruan Dafina krahas videos.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite

Të tjera