Rozë

Brenda dasmës të “çuditshme” të Kourtney Kardashian, nusja shfaqet e shtrirë në tokë (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 07 April 2022

Më 3 prill të këtij viti, Kourtney Kardashian dhe Travis Barker, kanë shkuar në një kishëz dhe kanë bërë betimet për dashuri të përjetshme në një ceremoni surprizë. Megjithëse ata ende nuk ligjërisht burrë dhe grua.

Çifti i njohur vizitoi kishën disa orë pasi morën pjesë në Grammy 2022. Por mediat e huaja shkruajnë se ata ende nuk janë burrë e grua ligjërisht.

Ndërkohë Kourtney ka publikuar disa imazhe të ceremonisë në “Instagram” dhe krahas tyre shkruan: “Këto i gjeta në telefonin tim”.

-Advertisement-

“Një herë e një kohë në një tokë shumë, larg (Las Vegas) në orën 2 të mëngjesit, pas një nate epike dhe pak tekila, një mbretëreshë dhe mbreti i saj i pashëm shkuan në të vetmen kishëz të hapur me një Elvis [Presley] dhe u martuan (pa certifikatë martese).”, vazhdoi më tej motra e Kim Kardashian.

Deklarata e fundit e Kourtney në lidhje me lajmin e dasmës që i kapi të gjithë të papërgatitur, hedh poshtë zërat se ata janë martuar në mënyrë ligjore.

“Ishte një shaka dhe diçka argëtuese për ta. Ata ishin jashtë në Delilah të dielën mbrëma pas Grammy-t dhe pinë disa pije dhe vendosën se do të ishte qesharake të shkonin në një kishëz dhe të “martoheshin””.- ka thënë një burim për E!News.

Ndërkohë kujtojmë se Kourtney ka tre fëmijë nga martesa e saj me Scott Disick, Mason, 12 vjeç, Penelope, 9 vjeç dhe Reign, 7 vjeç.

Nga ana tjetër Barker ka dy fëmijë Landon, 18 vjeç dhe vajza Alabama, 16 vjeç me ish-bashkëshorten Shanna Moakler.

Teknologjia në kuzhinë nuk është vetëm çështje komoditeti, por edhe kohe: Njihuni me pllakën inovative me induksion Miele KM 8000!
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy