Sport

Brazili mendon për Botërorin 2026, synon trajnerin rekordmen të Championsit

Autori: Gazeta inFokus 11:42 | 12 December 2022

Federata Braziliane e Futbollit dëshiron një trajner të njohur “për Seleçaon” për Botërorin 2026 dhe emri që pëlqehet më shumë në vendin latino-amerikan është Carlo Ancelotti (Pep Giardiola, që u përfol më herët, firmosi zgjatjen e kontratës me City-n). Katër herë fitues i Champions League, si dhe i trofeve të panumërt në rang klubesh (Milan, Bayern, PSG, Real Madrid), mbetet kandidat potencial për stolin e pesë herë kampionëve të Botës.

Në moshën 63-vjeçare, Carlo Ancelotti është një nga trajnerët aktivë më fitues. Trajneri italian është një nga miqtë më të mirë të Tites, që sikurse kishte paralajmëruar, u largua me mbylljen e Botërorit për Brazilin. Fakti që dy sulmuesit e rinj të Brazilit, Vinicius Junior dhe Rodrygo po punojnë me të tek Reali, pa harruar edhe Militaon, bëjnë të besosh se ai e njeh mirë karakterin e lojtarëve brazilianë.

Ancelotti është ende nën kontratë me Realin e Madridit, por është i hapur për ta marrë drejtimin e Brazilin në qershor 2023. Nëse do të vazhdojë të ketë sukses, Florentino Perez sigurisht që do të bëjë të pamundurën për të mos e lejuar largimin e tij.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera