Sport

“Braktise Portugalinë, boll kemi vuajtur”, motra e CR7 nuk duron më!

Autori: Gazeta inFokus 11:57 | 08 December 2022

Cristiano Ronaldo dëshiron të luajë gjithmonë si titullar, por trajneri Fernando Santos preferoi 21-vjeçarin Gonçalo Ramos në takimin Portugali-Zvicër (6-1) dhe pati të drejtë, pasi sulmuesi i Benfikës realizoi tre gola.

Pesë herë fituesi i Topit të Artë është i zhgënjyer në lidhje me humbjen e postit të titullarit, ndërkohë që një nga motrat e tij ka reaguar ashpër ndaj vendimit të trajnerit Santos. Katya Aveiro është ndjerë keq kur ka parë Cristianon në stol në duelin e Botërorit.

“Doja shumë që ai të kthehej në shtëpi, ta linte kombëtaren dhe të ulej pranë nesh. Do e përqafonim dhe do i thonim se gjithçka është në rregull, duke ia bërë të qartë se nuk duhet harruar çfarë ka arritur dhe ku u rrit.

-Advertisement-

Doja shumë që të mos luante më me Kombëtaren në Botërorin e Katarit. Kemi vuajtur shumë, kështu që rikthehu më mirë në shtëpi, Cristiano”, shkruan Katya në rrjetet sociale.

Portugalia rikthehet në fushë të dielën në çerekfinalen ndaj Marokut, përballje në të cilën golashënuesi më i mirë i historisë së futbollit shpreson ta nisë nga minuta e parë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Vetëm edhe 4 ditë nga Bootcamp me Alan Greenberg, ish-Drejtorin për Edukim në Apple, Apliko Tani

Të tjera