Lajme

BQK sqaron qytetarët se ku mund t’i kthejnë kreditë e Iute Credit dhe Monego

Autori: Gazeta inFokus 09:52 | 16 December 2019

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës ka dalë me një sqarim për të gjithë klientët e Iute Credit dhe Monego se ku dhe si mund të paguajnë këstet e kredisë.

BQK-ja ka njoftuar se klientët të cilët kanë marrë kredi në këto institucione duhet ti kthejnë ato në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar me kredi marrësin.

Sipas tyre çdo vonesë e pagesës së këstit do të ndikojë në rritjen e tij, shkruan gazeta inFokus.

-Advertisement-

“Pas marrjes së vendimit, BQK-ja ka caktuar likuidatorët në dy institucionet e lartpërmendura, të cilët do të vazhdojnë punën e tyre bazuar në ligjet dhe rregulloret që janë në fuqi. Gjithashtu, kreditë e marra nga klientët tek këto institucione duhet të kthehen, bazuar në kushtet e kredisë dhe afatet siç specifikohet në kontratën e nënshkruar nga kredi marrësi dhe kredi dhënësi, ku çdo vonesë në pagesën e kësteve ndikon në rritjen e këstit”, thuhet në sqarimin e tyre.

Banka Qendrore gjithashtu njofton se në të gjitha degët e institucioneve të mbyllura është vendosur kontakti dhe informatat ku klientët mund të paguajnë këstet.

“Për më shumë, likuidatorët kanë vendosur informatat nëpër degët e institucioneve përkatëse se ku klientët mund t’i paguajnë këstet. Në vijim ua sjellim informacionet se ku mund të drejtohen klientët dhe mediat për çdo informacion që lidhet me dy institucionet”, thuhet në sqarim./Gazeta inFokus/

Këto janë kontaktet dhe informatat e publikuara nga BQK për klientët e Iute Credit dhe Monego:

IMF “Iute Credit Kosovo”
Likuidator: Eduard Bakija
Adresa: Rr.Bill Klinton Mulliri i Praskut, Objekti A2, Ll.B 1, Lokali 2
Telefon: 038 406080
E-mail: [email protected]
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Posta e Kosovës
Moneta-Moneygram
Ria Capital
Vllesa-CO

 

IFJB “Monego”
Likuidator: Visar Zeneli
Adresa: Mbreti Zogu I, Nr. 2, Prishtinë
Telefon: 0800 777 88
Email: [email protected]
[email protected]
Të gjitha pagesat (këstet) sipas marrëveshjeve kreditore (kontratave) mund të bëhen në institucionet financiare:
Banka për Biznes (BPB) 1300001500011968
Posta e Kosovës
Western Union
Vllesa-CO

 

 

 

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!

Të tjera