BQK: Kosova me rritje reale ekonomike prej 4.0 përqind
Autori: Gazeta inFokus 07:00 | 10 August 2023
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë, njofton se Kosova pati rritje ekonomike prej 4 %. Kështu thuhet në raportin e fundit të BQK-së, “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë”.
“Vlerësimet e BQK-së sugjerojnë për një rritje reale ekonomike prej 4.0 përqind. Kërkesa e brendshme vlerësohet si faktori kryesor që ka kontribuar në këtë rritje ekonomike gjatë këtij tremujori. Investimet vlerësohet të kenë pasur një efekt pozitiv në aktivitetin e përgjithshëm ekonomik, ndërsa konsumi rritje të ngadalësuar, kryesisht për shkak të inflacionit të lartë”, njofton BQK-ja.
Edhe pse inflacioni është ulur ndjeshëm, sipas BQK-së, ai vazhdon të mbetet i lartë, duke ndikuar negativisht në fuqinë blerëse të konsumatorëve. Për sa i përket tregtisë së jashtme, vlerësohet se eksportet neto kanë pasur ndikim negativ në rritjen e aktivitetit ekonomik.
Banka Qendrore e Republikës së Kosovë, njofton se buxheti i Kosovës në TM1 2023 shënoi bilanc primar buxhetor pozitiv, si rezultat i rritjes më të lartë të të hyrave buxhetore krahasuar me shpenzimet, ndërsa borxhi publik ra në 18.1 përqind të BPV-së, krahasuar me 20.3 përqind në TM1 2022.
“Përmirësimi i bilancit buxhetor të qeverisë dhe rritja e BPV-së nominale, që zvogëlon raportin e borxhit ndaj BPV-së, kryesisht ndikuan në rënien e nivelit të borgjit publik”, thuhet në raportin e BQK-së, “Vlerësimi Tremujor i Ekonomisë”
Sipas BQK-së, rritja e aktivitetit ekonomik në TM1 2023 është mbështetur kryesisht nga rritja e vlerës së shtuar në sektorin e tregtisë (9.8 përqind), sektorin industrisë përpunuese (9.2 përqind), sektorin e aktiviteteve financiare dhe të sigurimit (7.4 përqind), etj.
“Të dhënat e qarkullimit të bizneseve konfirmojnë këtë rritje, ku qarkullimi në sektorin e tregtisë ka shënuar një rritje prej 10.1 përqind, ndërsa në sektorin e industrisë përpunuese është rritur me 7.6 përqind. Sektori i aktiviteteve financiare dhe të sigurimit ka shënuar një rritje të dukshme prej 22.3 përqind”, thuhet në raport.
Në kontrast, sektori i ndërtimtarisë, për shkak të rritjes së kostos së ndërtimit, pati një performancë të dobët gjatë vitit të kaluar, raporton RTKlive..
Megjithatë, në TM1 2023, me ngadalësimin e rritjes së kostos së ndërtimit, kjo industri ka shënuar një rritje të vlerës së shtuar prej 1.4 përqind dhe një rritje të qarkullimit prej 12.4 përqind.
BQK, njofton se aktiviteti ekonomik u reflektua në rritjen e numrit të ndërmarrjeve të regjistruara, që arriti në 3,086 ndërmarrje në TM1 2023, gjegjësisht 9.0 përqind më shumë krahasuar me TM1 2022.
“Sektori i tregtisë, prodhimit, ndërtimtarisë, aktiviteteve profesionale, hotelerisë dhe sektorë të tjerë regjistruan numër më të madh të ndërmarrjeve të regjistruara. Këto sektorë treguan një rritje të ndjeshme në numrin e ndërmarrjeve krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2022. Në anën tjetër, gjatë TM1 2023, u mbyllën 446 ndërmarrje, që përfaqëson një zvogëlim prej 9.9 përqind krahasuar me TM1 2022”, thuhet në raport.
Të tjera
-
Zbulohet vendi i origjinës së COVID-19? CIA nxjerr raportin
CIA tregoi të shtunën një vlerësim të ri mbi origjinën e shpërthimit të COVID...
-
Burri rrạh gruan në Pejë dhe më pas arratiset
Një burrë dyshohet se ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij dje pasdite në...
-
Prishtina renditet e 24-ta në botë për ndotje të ajrit
Prishtina këtë të diel po renditet e 24-ta në botë sa i përket ndotjes së ajr...
-
Momenti kur Jeta Rafuna shpërthén në lot në studio, pasi i ndodh e papritura
Në sezonën e dytë të emisionit të shumëpritur “Zgjohu” e ftuara e parë ishte ...
-
46 aksidente në 24 orët e fundit në Kosovë
Në 24 orët e fundit në Kosovë u regjistruan 46 aksidente trafiku. Sipas të...
-
Katër persona u lënduan në aksidentin e djeshëm në Prishtinë
Katër persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti që ndodhi dje rreth orës...
-
AAK-Nisma sot mbajnë tubim zgjedhor në Malishevë
Koalicioni AAK-Nisma sot do të mbajë tubimin zgjedhor në Malishevë nga or...
-
Thẹren me thikë dy vëllezër në Drenas, tre të arrestuar
Një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur pasditen e së shtunës në Drenas. ...
-
Vidhet kasaforta me para në një banesë në Mitrovicë
Një kasafortë me para është vjedhur në një banesë në Mitrovicë. Sipas rapo...
-
Gjilan: Kaloi ilegalisht kufirin, i dyshuari shoqërohet në stacionin policor
Një burrë është shoqëruar në stacionin policor në Gjilan, pasi dyshohet se me...
-
Parashikimi i motit për të dielën
Për të dielën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ...
-
Jeta Rafuna: Dobraja e madhe, me zemer të madhe, si çdo herë edhe sonte i tha PO, LDK-së
Kandidatja për deputete me numrin 45 nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Jeta R...