Botërori ndalet për dy ditë, çerekfinalet premtojnë spektakël
Autori: Gazeta inFokus 10:11 | 04 July 2018
Dy ditë pushim, për të rikuperuar sa më shumë të jetë e mundur forcat, përpara atyre që konsiderohen si fazat më të ethshme të kampionatit botëror të Rusisë.Në garë për trofeun më të lakmueshëm për kombëtare kanë mbetur vetëm 8 pretendentë, të cilët mes së premtes dhe së shtunës do të sfidohen mes tyre për çerekfinalet e turneut “Rusi 2018”.
E nëse është thuajse e pamundur të parashikosh se cila mes Brazilit, Francës, Belgjikës apo Uruguajit do të mund t’ia dalë mbanë të shkojë deri në finale, pak më i lehtë bëhet diskutimi nëse e themi në një mënyrë më të thjeshtë nga ana tjetër, se njëra mes Rusisë, Kroacisë, Anglisë dhe Suedisë do të jetë padyshim në finale. Sido që të shkojë, surpriza është e garantuar.
Çerekfinalja e parë është ajo që do të luhet të premten, në orën 16:00, në stadiumin e Nizhny Novgorod. “Gjelat” e Francës janë bërë “me krahë” pas fitores ndaj Argjentinës dhe performancës së denjë për “Top të Artë” nga ylli 19-vjeçar i tyre, Mbappe. Përballë tyre do të kenë Uruguajin, që ndryshe nga arritjet e deritanishme, duket se nuk do të ketë në dispozicion Edinson Cavanin, pas dëmtimit të pësuar ndaj Portugalisë.
Në mbrëmje, e gjithë vëmendja e botës do të jetë e fokusuar te supersfida që do të luhet në Kazan. Brazili dhe Belgjika, në letër mund të konsiderohen si skuadrat me më shumë talent në përbërjen e tyre, pa harruar këtu edhe Kroacinë. “Seleçao” nuk pëson gol që nga ndeshja e parë kundër Zvicrës, ndërkohë që Neymar, edhe pse vjen nga një periudhë e gjatë dëmtimi, po shfaq “shkëndijat” e tij, edhe pse së fundi ka rënë prè e kritikave për një reagim të ekzagjeruar. Ndërkohë, belgët e drejtuar nga Martinez vijnë nga një situatë tejet e komplikuar, teksa përmbysën disavantazhin e dy golave me Japoninë, duke shfaqur kështu një shpirt skuadre dhe një kompaktësi thuajse të pavërejtur më parë.
E shtuna do t’u lërë radhën dy sfidave të tjera. Në orën 16:00, Anglia, që vjen e frekët nga suksesi historik ndaj Kolumbisë përmes 11-metërshave, do të japë gjithçka mundet me objektivin madhor “ta rikthejnë në shtëpi trofeun prestigjioz”. Por, sfida që do të luhet në Samara do të jetë ndaj Suedisë, me nordikët që në mungesë të Ibrahimoviç kanë treguar një lojë grupi të jashtëzakonshme, duke pësuar vetëm dy gola nga Gjermania. Ky ndoshta është rasti i tyre i artë, duke parë se në rrugëtimin e tyre kanë bërë mënjanë emra të mëdhenj si Holanda, Italia, Gjermania…
Turi i çerekfinaleve do të mbyllet me sfidën e të zotëve të shtëpisë ndaj ballkanasve kroatë. Dy kombëtare këto, të cilat kanë arritur deri në këtë fazë pas kohëve shtesë dhe goditjes së penalltive. Rusi-Kroaci do të luhet në Sochi, duke nisur nga ora 20:00. Organizatorët, pasi dërguan në shtëpi Spanjën, duan të përsërisin atë performancë solide dhe kompakte edhe ndaj një ekipi po aq të talentuar, por që ndaj Danimarkës nuk arriti dot të shfaqte forcën reale.
Të tjera
-
Alban Hyseni i jep tenderin për renovimin e stadiumit të Gjilanit ofertuesit më të shtrenjtë
Komuna e Gjilanit në krye me Alban Hysenin me 31 maj i ka dhënë tenderin pë...
-
Deputetë të Parlamentit Evropian letër Serbisë për të drejtat e shqiptarëve, Kamberi ia jep meritat Kurtit për lobim
Deputeti shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, ka publikuar të premt...
-
Pikëlluese| Sami Lushtaku jep lajmin e hidhur, ka të bëjë me ish-luftëtarin e shquar të UÇK-së
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sami Lushtaku sot ka njoftuar p...
-
I dënuari kapet duke vjedhur në një market në Prishtinë, dërgohet në burg – zbulohet emri i tij
Të dyshuarit që përfshihen në veprimtari të kundërligjshme dhe të dënuarit ng...
-
Të shtëna me armë në Gjermani, raportohet për disa të plagosur
Disa persona kanë mbetur të plagosur nga të shtënat në periferi të Hagen, Gje...
-
Hamiti: LDK i fiton zgjedhjet e ardhshme
Anëtari i Kryesisë së LDK-së, Muhamet Hamiti, është shprehur optimist për rez...
-
Kritikat e Kurtit ndaj PSRK-së “ndërhyrje në drejtësi dhe shpikje për larguar vëmendjen nga dështimet”
Shoqëria civile dhe partitë opozitare po e konsiderojnë ndërhyrje në punën e ...
-
Dy veturave me targa serbe në Mitrovicë të Veriut iu vihet flaka
Zëvëndësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani, k...
-
Bajrami: Vazhdon korrupsioni, vetëm dje KRPP ka publikuar 4 kontrata njëburimore në shumë 683 mijë euro
Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka th...
-
Raketat “Javelin” pritet të arrijnë në Kosovë brenda pak kohe
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, thotë se raketat amerikane “Javelin”, p...
-
100 litra shi për metër katror – Jugu i Gjermanisë i rrezikuar nga përmbytjet e shekullit
100 litra shi për metër katror- Frikë nga përmbytjet në jug të Gjermanisë ...
-
Osmani kishte takuar djalin e Afrim Bunjakut dhe disa fëmijë të tjerë për nder të 1 Qershorit
Presidentja Vjosa Osmani kishte takuar disa fëmijë, përfshirë edhe djalin e h...