Sport

Botërori me 48 skuadra, VAR dhe “lufta” me UEFA-n, rrëfehet Infantino

Autori: Gazeta inFokus 10:23 | 28 February 2019

Presidenti i FIFA-s Xhani Infantino preferoi të flasë publikisht për temat më të nxehta që ndikojnë në futbollin aktual, që nga botërori i zgjeruar, sistemi i videoarbitrimit (VAR), apo edhe “lufta e ftohtë” me UEFA-n për idetë e tij.

Zvicerani, që po përballet me oponencë të fortë për të rigjallëruar botërorin e klubeve, e për një Ligë Kampionësh globale, do të kërkojë të bindë Komitetin Ekzekutiv në 15 Mars në Majemi.

“Të flasim për luftë është absurditet, por e vërteta është se kemi shumë divergjenca mbi disa tema të caktuara. Si president i FIFA-s duhet të përfshij të gjithë dhe me pak vullnet të mirë, gjendet rruga. Por në të kundërt jeta vazhdon, mandati im është botëror dhe jo europian”, tha Infantino.
Muajin e ardhshëm në këshillin e FIFA-s në SHBA, do të hidhet më shumë dritë mbi turnetë që kërkon të reformojë Infantino, ku me interes pritet diskutimi mbi një botëror me 48 skuadra.

-Advertisement-

“Duhet të marrim vendime të rëndësishme, si botërori me 48 kombëtare, që u votua në mënyrë unanime. Do të ishte mëkat që UEFA të mos përfshijë klubet dhe kombëtaret e saj. Nuk duhet të shtrohet çështja kështu. Kemi 211 anëtarë të FIFA-s dhe unë duhet t’i dëgjoj të gjithë. Kam të drejtën të përmirësoj një botëror klubesh, që nuk është si duhet. Nuk duhet ta fitojnë 7/8 skuadra europiane, por të jenë 40 ekipe nga e gjithë bota me këtë shans”, tha kreu i FIFA-s.
Infantino e cilësoi sistemin e videoarbitrimit (VAR) një sukses, pavarësisht disa episodeve, dhe këtë po e tregon edhe aplikimi i tij në Champions League.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera