Lajme

Boston: Taksi i lëndoi 10 vetë; policia tha se sulmi nuk ishte i qëllimshëm

Autori: Gazeta inFokus 15:10 | 04 July 2017

Policia në Masaçusets të Shteteve të Bashkuara thotë se 10 vetë janë lënduar pasi një shofer taksie me makinën e tij u përplas në turmën e njerëzve afër aeroportit kryesor të Bostonit, por se nuk ka shenja se përplasja ishte e qëllimshme.

Policia shtetërore në Masaçusets ka njoftuar se përplasja e taksisë në njerëz afër aeroportit Logan, ka ndodhur dje pasidte sipas kohës lokale.

Autoritetet po zhvillojnë hetime për këtë incident, ndërsa shoferi 56 vjeçar po intervistohet nga policia.

-Advertisement-

“Në këtë pikë preliminare në hetim, nuk ka informacion që sugjeron se përplasja ishte e qëllimshme”, thuhet në kumtesën e policisë.

Disa vende evropiane janë goditur nga sulmet vdekjeprurëse gjatë disa muajve të kaluar me ç’rast sulmuesit i drejtonin automobilat drejt turmës së njerëzve.

Grupi esktremist, Shteti Islamik, e pat marrë përgjegjësinë për sulme të këtilla në Nicë të Francës, në Berlin të Gjermanisë dhe në Londër të Britanisë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Meridian Express hap marketin e ri në qytetin e Mitrovicës Veriore!
-Advertisement-

Të tjera