Lajme

Bosnja e Hercegovina: portë e depërtimit të ISIS-it në Evropë!

Autori: Gazeta inFokus 09:45 | 20 June 2017

Që prej luftës në Bosnjë ka fshatra tërësisht islamikë, ku fundamentalistët sfidojnë bashkësinë zyrtare islame.

Është kohë agjërimi për festën e Ramazanit. Imami Sadrudin Isherici drejton namazin e iqindisë në xhaminë qendrore në kryeqytetin boshnjak Sarajevë.

Ramazani – është për Ishericin dhe besimtarët kohë reflektimi. Isherici është një nga krerikët më të fuqishëm të Bosnje-Hercegovinës.Fjalën e tij e dëgjojnë. Sidomos në kohë krize.

-Advertisement-

Pas sulmeve të shumta islamike në Evropë, ai do të përfaqësojë edhe më shumë zërin e liberal, evropian dhe kozmopolit të islamit boshnjak.

“Sigurisht që ne si komunitet boshnjako-mysliman refuzojmë çdo lloj sjellje radikale, ne jemi shumë të vetëdijshëm për gjendjen tonë të veçantë: si muslimanë të hershëm në Evropë është përgjegjësia jonë që t’ua bëjmë të njohur fenë tonë të paqes edhe jomuslimanëve dhe të angazhohemi që ata edhe ta pranojnë si të tillë. Ky është amaneti ynë dhe me këtë shpresojmë t’i shërbejmë edhe Perëndisë.”

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera