Bosch: Presidenti i ri i Kosovës, mbase mund t’i falë të dënuarit nga Specialja
Autori: Gazeta inFokus
18:35 | 17 September 2026
Ish-ambasadori i Holandës në Kosovë, Roberth Bosch, e ka cilësuar si skandaloz verdiktin që Gjykata Speciale e shqiptoi ndaj katërshës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në krye me ish-presidentin, Hashim Thaçi.
Ai ka shfaqur habinë se si as trupi gjykues as prokurorët nuk i kanë marrë parasysh rrethanat e luftës në Kosovës, e as deklaratat e ekspertëve ndërkombëtar që ishin marrë me të, më shumë se një çerekshekulli më parë.
“Mendoj se është një vendim skandaloz. Por natyrisht është e qartë se gjyqtarët dhe prokurorët nuk i kanë dëgjuar ekspertët dhe atë që ekspertët u kanë thënë për strukturat e UÇK-së — se nuk kishte një strukturë të tillë. Këtë e kanë theksuar zoti Clark, zoti Hill, zoti Rubin dhe të gjithë ekspertët e tjerë, ekspertët e vërtetë.
Edhe unë e kam theksuar këtë, por natyrisht ata nuk më dëgjojnë fare, sepse, siç e dini, unë në atë kohë isha personi kontaktues ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe asaj të Mbrojtjes.
Dhe kjo është ajo që thoshin gjithmonë: UÇK-ja janë “çizmet në terren”, forcat në terren, por është shumë e vështirë të komunikosh me ta, sepse nuk ka strukturë.
Pra, si mund t’i akuzoni Thaçin dhe Rexhepin për koordinim, kur nuk kishte koordinim? Dhe gjithashtu ajo që njerëzit nuk e kuptojnë dhe e harrojnë është se kjo ka ndodhur 26 vjet më parë. Në atë kohë nuk kishte telefona portativë, iPhone nuk ekzistonte. Duhej të komunikoje përmes telefonit satelitor. Dhe telefoni satelitor — e kam përdorur edhe vetë — shumë herë nuk funksiononte. Prandaj ishte shumë e vështirë të kishte çfarëdo koordinimi”, tha Bosch për Kosovapress.
Sipas diplomatit që disa herë ka pranuar të jetë penduar pse ishte në anën që kërkonte themelimin e Speciales, koha ka dëshmuar se e njëjta duhet pushuar së ekzistuari.
“Sipas meje, e gjithë kjo gjykatë nuk duhet të ekzistonte. E gjithë kjo erdhi për shkak të raportit të Martyt. Raporti i Martyt fliste për trafikim organesh. Nëse kjo do të kishte qenë e vërtetë, natyrisht do të kishte qenë e tmerrshme. Dhe për këtë arsye të gjithë u shqetësuan dhe thanë: “Oh, është e tmerrshme, e tmerrshme, e tmerrshme.” Ata i besuan Martyt dhe thanë se kjo duhet të hetohet seriozisht. Dhe kështu nisi e gjithë kjo. Pasi gjyqtari Williamson hetoi dhe rezultoi se kjo nuk ishte e vërtetë, se nuk kishte trafikim organesh, se ishin thjesht histori të sajuara, atëherë, natyrisht, duhej të ndaleshin. Duhej të ndaleshin. Nuk kishte më arsye për të vazhduar, sepse kjo ishte arsyeja e vërtetë. Pra, e gjithë kjo gjykatë nuk duhet të ishte aty dhe nuk duhet të kishte ekzistuar”, tha ai.
Bosch që është i dëshpëruar me verdiktin e shkallës së parë, tash nuk pret lajm të mirë nga shkalla e dytë. Vecse e befason përkatësia kombëtare e atyre që japin drejtësinë në këtë proces.
“Po, nuk pres shumë nëse janë përsëri të njëjtët njerëz që duhet të shqyrtojnë punën e tyre… sepse pak a shumë janë të njëjtët. Për ndonjë arsye, të gjithë janë njerëz nga Shtetet e Bashkuara, ndërkohë që kjo është një gjykatë e Kosovës e paguar nga evropianët, dhe ata janë të gjithë prokurorë dhe gjyqtarë amerikanë. Nuk kuptoj asgjë. Nuk e kuptoj se si mund të ndodhin gjëra të tilla. Nuk e di”, tha Bosch.
Veçse nga gjithë kjo situatë e krijuar me dënimet drakonike, Bosch e sheh një derë daljeje. Dhe kjo përmes institucioneve të Kosovës.
“Por sidoqoftë, gjyqtari e nisi duke thënë se kjo ishte një gjykatë e Kosovës. Dhe atëherë mendova — ndoshta ajo që po them është e pakuptimtë — por nëse është një gjykatë e Kosovës, atëherë kur më në fund të keni një president, a nuk mundet presidenti t’i falë të gjithë? Në një shtet normal, presidenti ka kompetencë të falë persona të caktuar.
Nëse kjo është vërtet një gjykatë e Kosovës dhe kur më në fund… kur LDK-ja dhe VV-ja më në fund të bëjnë një marrëveshje për ta zgjedhur presidentin, a nuk mundet ky president t’i falë ata?Thjesht po pyes, por do të ishte logjike. Nëse ata pretendojnë se janë një gjykatë e Kosovës, atëherë bien nën juridiksionin e Kosovës. Dhe kush është shefi në Kosovë? Nuk janë ata, është presidenti, apo jo? Gjithsesi, për ta përfunduar me një notë pozitive, ndoshta është një ide e mire”, tha ai.
E derisa kjo nuk ndodh, holandezi është i bindur se fituesja e vetme në këtë proces është Serbia.
“Kjo, natyrisht, është shumë negative për Kosovën. Shumë negative.Por përsëri, kjo është e mirë vetëm për serbët. Serbët janë shumë të lumtur. Dhe unë ende mendoj se e gjithë kjo gjë është shumë e çuditshme. Në raportin e Martyt madje thuhej se shumica e krimeve ishin kryer nga serbët. Atëherë si është e mundur që nuk ka një gjykatë speciale kundër serbëve? Ata nuk i kanë dënuar njerëzit e tyre. Ata janë ulur në qeveri. Një nga personat më kriminalë është në krye të forcave të armatosura dhe ata thjesht janë ulur atje duke qeshur”, tha Bosch.

T� tjera
-
Rama nga Dublini: Shohim një derë të hapur për t’u bërë pjesë e BE-së, jemi në një moment përcaktues të historisë tonë
Kryeministri Rama është shprehur nga Dublini se Shqipëria ka një mundësi real...
-
“Albina, ka paditur edhe Lirim Mehmetajn” – Abdixhiku i reagon Kërçelit: Bashkëshortja ime nuk është marrë kurrë me tregti të energjisë elektrike
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka reaguar pas deklaratave të deputetit t...
-
Bajrami: Procesi në Hagë prek esencën e shtetësisë së Kosovës
Akademiku Arsim Bajrami ka vlerësuar se procesi gjyqësor në Hagë ndaj ish-kre...
-
KEK-u reagon para protestës së sindikatës: Kërkesat e punëtorëve do t’i shqyrtojmë pas stabilizimit të situatës
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka reaguar lidhur me paralajmërimin për...
-
Rizvanolli i përgjigjet Daut Haradinajt: Nuk kam parë asnjë fakt që është blerë rrymë nga kompanitë serbe
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, i është përgjigjur deklarimeve të D...
-
Shiroka Pula: Cilësia e shëndetësisë matet me profesionalizmin e personelit dhe rezultatet e shërbimeve
Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka Pula, ka thënë se cilësia e shërbimeve...
-
Ekstradohet nga Zvicra për në Kosovë i kërkuari me urdhërarrest ndërkombëtar për veprën penale ‘’Dhunim’’
Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria për Bashkëpunim Ndërkombëtar Polico...
-
43 armët e automatike, Dogana: U zbuluan gjatë kontrollit me skaner të siguruar nga SHBA në një automjet me targa të huaja
Dogana e Kosovës ka parandaluar futjen e një sasie të konsiderueshme armësh z...
-
Rizvanolli: Çmimi i energjisë ka arritur në 500 euro për megavat-orë, dimër i vështirë për Kosovën dhe Evropën
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka paralajmëruar një dimër të vësht...
-
Deputeti Kërçeli: Vjosa Osmani sa ishte presidente nuk e akuzoi VV-në për lidhje me oligarkët
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Ilir Kërçeli, ka qenë i ftuar në “Pressing”...
-
Kurti takohet me Macronin në Pallatin Élysée, në fokus integrimi evropian
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është takuar me Presidentin e Francës, E...
-
Humb jetën një person në Prishtinë, u gjet i shtrirë në rrugë
Një përson ka humbur jetën pasditën e sotme në Prishtinë. Bëhet fjalë për Bed...
































