Borrell paralajmëron nga varësia e madhe ndaj Kinës
Autori: Gazeta inFokus 11:02 | 27 March 2023
Përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikën e Jashtme, Josep Borrell ka paralajmëruar nga një varësi e madhe ekonomike nga Kina.
“Ne kemi vënë re, se varësitë, që kanë qenë gurë të ndërtimit të paqes mund të jenë edhe armë, që mund të drejtohen kundër nesh”, tha Borrell duke kujtuar kështu varësinë e madhe të Europës nga gazi rus në një fjalim në samitin ibero-amerikan në Santo Domingo në Republikën Dominikane.
Varësia e Europës nga Rusia u bë shumë e qartë me fillimin e luftës në Ukrainë, kur Moska kufizoi furnizimet me gaz dhe BE duhet të kërkonte me urgjencë për furnizues të tjerë. Kjo varësi e ka bërë “Putinin të besojë, se mund të hynte në Ukrainë pa ndëshkim”, sepse Europa “në varësinë 40% të furnizimeve me gaz nga Rusia” ishte e bllokuar, sipas Borrell. Një varësi e tillë nga Kina duhet të mënjanohet, tha Borrell.
Borrell: Bashkëpunimi BE-Amerikë Latine burim progresi
Borrell e përcaktoi vitin 2023 si “vitin kyç” për marrëveshje me vende të tjera, sidomos me Amerikën Latine, duke iu referuar kështu samitit të pritshëm në mes të korrikut mes BE dhe Komunitetit të Shteteve Amerikanolatine dhe Karaibeve, (CELAC). “Europa dhe Amerika Latine kanë avantazhin të tregojnë, se marrëdhëniet e tyre ekonomike janë gjithmonë një burim i progresit”, tha i ngarkuari i BE për Politikën e Jashtme. Borrell theksoi, se investimet europiane në Amerikën Latine janë më të larta se ato të Rusisë, Kinës, Indisë dhe Japonisë “të marra së bashku”. Sipas një raporti të Komisionit të OKB-së për Amerikën Latine dhe Karaibet në vitin 2021 36% e 132 miliardë eurove investime në këtë rajon kanë ardhur nga Europa.
Të tjera
-
Cilat vende në Evropë po shkojnë drejt shndërrimit në shoqëri pa para?
Vendet nordike të Evropës janë më të përgatitura për një të ardhme ku paratë ...
-
Gjykatësja federale pushon çështjen penale ndaj Trump, për ndërhyrje në zgjedhjet e vitit 2020
Një gjykatëse amerikane pushoi të hënën çështjen gjyqësore lidhur me akuzat n...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, KQZ-ja me qindra ekipe mobile për kategori të ndryshme votuesish
Qindra ekipe mobile do të formohen nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) m...
-
Policia shqiptoi 1.898 gjoba trafiku për 24 orë
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve të kaluara ka shqiptuar...
-
Specialja të premten me urdhër për zhdëmtimin e viktimave në rastin Shala
Gjykata Speciale njofton se këtë të premte nga ora 11:00 do të shqiptojë urdh...
-
Tre persona vdesin në një aksident pasi GPS-i ia huqi rrugës
Tre persona kanë vdekur në një aksident rrugor pasi GPS-i i makinës së tyre u...
-
Murati del me një njoftim për programin e subvencionimit të energjisë elektrike
Ministri i Financave, Hekuran Murati ka dalë me një njoftim për të gjitha fam...
-
Një veturë që po kërkohej nga shteti gjerman gjendet në Vushtrri
Një veturë e cila ishte në kërkim nga shteti gjerman është gjetur dhe sekuest...
-
Vdes personi i cili ishte duke u trajtuar jashtë vendit pas një aksidenti në Serbovc
Një person i cili është aksidentuar më 20 nëntor, ka ndërruar jetë ditën e dj...
-
Ministri Peci publikon mesazhin e një personi që e ofendoi rëndë
Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka publikuar mesazhin e një personi i cili e...
-
Gjuajtje me ạrmë në Koliq të Prishtinës
Policia e Kosovës ka njoftuar për të shtëna me armë zjarri në fshatin Koliq t...
-
Gjakovë: I dyshuari shkakton aksidentin dhe ikë nga vendi i ngjarjes
Një aksident trafiku ka ndodhur në fshatin Devë të Gjakovës. Një person ka...