Borrell: Mund të ketë më shumë sanksione kundër Rusisë

Autori: Gazeta inFokus
11:17 | 11 April 2022
Shefi i politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell, tha se sanksionet e mëtejshme kundër Rusisë, për shkak të pushtimit të paprovokuar të Ukrainës, mbeten opsion.
Borrell i bëri këto komente në Luksemburg, në prag të një takimi të ministrave të Jashtëm të BE-së.
“Sanksionet janë gjithmonë në tryezë”, u tha ai gazetarëve.
Borrell shtoi se ministrat, të cilët pritet të diskutojnë për krimet e dyshuara të luftës, të kryera nga Rusia në Ukrainë, bashkë me prokurorin e Gjykatës Penale Ndërkombëtare, Karim Kahn, mund të debatojnë edhe për “hapat e mëtejshëm” kundër Moskës.
BE-ja ka vendosur tashmë disa runde sanksionesh kundër Rusisë.
Disa vende brenda bllokut 27-anëtarësh kanë bërë thirrje për embargo të plotë mbi naftën ruse.
Por, disa të tjera kanë hezituar, për shkak të, siç kanë thënë, ndikimit që do të kishte një masë e tillë në ekonomitë e tyre.
Në muajin mars, Shtetet e Bashkuara kanë marrë vendim për ndalimin e importit të naftës ruse.
Varësia e SHBA-së nga Rusia, megjithatë, është më e vogël.
Për krahasim, BE-ja merr rreth 40% të gazit dhe 30% të naftës së saj nga Rusia dhe nuk ka zëvendësues të lehtë të tyre, nëse furnizimet ndërpriten.
SHBA-ja, ndërkaq, ka siguruar rreth 8 për qind të importeve të naftës nga Rusia.
SHBA-ja nuk importon gaz natyror nga ky vend./rel

Të tjera
-
Osmani: Që nga nata më e errët e luftës, e deri te mëngjesi i lirisë Amerika ishte aty për ne – do ta forcojmë aleancën edhe me presidentin Trump
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në një intervistë të fundit ka thënë se ...
-
Rexhepi optimiste se gjithçka përfundon me 15 prill: Nëse s’ka Qeveri, shkojmë në zgjedhje
Deputetja boshnjake dhe kryetarja e Partisë së Re Demokratike (NDS), Emilja R...
-
Mynih: Gruaja nga Kosova the*ret me thi*kë nga burri i saj në sy të djalit të tyre 7-vjeçar
Një ngjarje e rëndë e dhunës ka tronditur dje qytetin e Mynihut të Gjermanisë...
-
Çfarë do të ndodh nëse largohet UNMIK-u nga Kosova?
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar mbylljen graduale të misionit, ...
-
Një burrë gjendet pa shenja jete në Gjakovë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të mërkurën në Gjakovë. Rreth orës 21:00, n...
-
Vizita në Kosovë, Begaj takohet sot me shefat e grupeve parlamentare
Presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj sot do të jetë në Kosovë, konkretisht n...
-
Ja sa do të jetë çmimi i naftës tash e tutje
Kosovarët tani e tutje nuk do të paguajnë më 1 euro e 25 cent për 1 litër naf...
-
Sot nis regjistrimi i deputetëve të rinj në Kuvendin e Kosovës
Regjistrimi i deputetëve të rinj të zgjedhur në zgjedhjet e fundit parlamenta...
-
u dërgua në gjendje të rëndë shëndetësore, policia nis hetimet për vdekjen e një gruaje në QKUK
Policia e Kosovës është duke e hetuar vdekjen e një gruaje në QKUK, shkruan G...
-
Deputetët e VV-së regjistrohen nesër në Kuvendin e Kosovës
Deputetët e rinj të Lëvizjes Vetëvendosje (VV) do të regjistrohen nesër në Ku...
-
Cilat produkte pritet të preken nga rritja e çmimeve në Austri pas tarifave të Trump?
Ndërsa BE-ja përgatitet të vendosë tarifa hakmarrëse ndaj një game të gjerë t...
-
Trump: Presidenti kinez është i zgjuar dhe ne do të bëjmë një marrëveshje të mirë
“Xi është një djalë i zgjuar dhe ne do të përfundojmë duke bërë një marrëvesh...