Fokus

Ja sa do të jetë çmimi i naftës tash e tutje

Autori: Gazeta inFokus 09:28 | 10 April 2025

Kosovarët tani e tutje nuk do të paguajnë më 1 euro e 25 cent për 1 litër naftë, shkruan Gazeta Infokus.

Kjo pasi që Ministrja e  Tregtisë , Rozeta Hajdari  ka nënshkruar vendimin që rregullon çmimet dhe vendos masa mbrojtëse për produktet e natës, të përdorshme në transport e ku nga dita e martë çmimet janë zbritur për 4 cent.

Fadil Berjani, kryetar i Shoqatës së Naftëtarëve të Kosovës, tha dje për Infokus se  çmimet e derivate gjatë tri viteve apo nga pandemia nuk ka pasur më të lira.

-Advertisement-

Sipas tij në tregun kosovar sot çmimet po sillen si më poshtë:

“Çmimet e derivate gjatë tri viteve apo nga pandemia nuk ka pasur më të lira dhe se sot ne tregun Kosovar po sillen përafërsisht si: Benzina 1.19 cent deri 1.29 cent dhe Dizelli 1.18 cent deri 1.28 cent”, ka thënë Berjani për Infokus.

Duke ditur që çmimin e derivateve e përcakton berza dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës, Berajni tha gjithashtu Infokus se për gjendjen ekonomike që e kemi në Kosovë çmimi real kishte me qenë 1 euro për litër.

Ndërkaq kujtojmë që për një kohë të gjatë, çmimi i naftës në Kosovë ka sjellë një mori sfidash dhe pakënaqësi tek qytetarët tanë.

Çmimi i naftës në Kosovë pati ka kaluar përmes një periudhe të shtrenjtimit të ndjeshëm që nga viti 2021, fillimisht për shkak të krizës globale të furnizimit dhe pandemisë (covid-19).

E rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare e solli çmimin e naftës në Kosovë në 1.25 deri në 1.32 cent për litër./Gazeta Infokus/

Për më shumë ndiqeni storien në vazhdim:

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera