Çfarë do të ndodh nëse largohet UNMIK-u nga Kosova?

Autori: Gazeta inFokus
09:41 | 10 April 2025
Shtetet e Bashkuara të Amerikës, kanë kërkuar mbylljen graduale të misionit, të Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK), shkruan Gazeta Infokus.
Sipas tyre misioni i tij konsiderohet të jetë i tejkaluar dhe ka shpenzime të panevojshme.
Përfaqësuesi i SHBA-së në Këshillin e Sigurimit të OKB-së, John Kelley, tha se 81 për qind e buxhetit të UNMIK-ut shpenzohet për paga të stafit, ndërkohë që misioni nuk ka më ndonjë funksion të vërtetë në Kosovë dhe nuk kontribuon në paqe.
“UNMIK është një mision paqeruajtës pa paqeruajtës, me një mandat të tejkaluar prej kohësh. SHBA u bën thirrje anëtarëve të tjerë të Këshillit që të rishqyrtojnë mandatin e UNMIK-ut dhe të fillojnë një mbyllje të rregullt të operacioneve të tij. Koha për këtë tranzicion ka kaluar,” deklaroi Kelley.
Po ashtu Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, në fjalimin e saj në Këshillin e Sigurimit të OKB-së ka kërkuar gjithashtu largimin e UNMIK-ut nga Kosova.
Ajo argumentoi se UNMIK-u nuk përmbush më asnjë funksion që justifikon praninë e tij, duke kritikuar misionin për shtrembërimin e fakteve dhe humbjen e kredibilitetit.
“UNMIK-u nuk përmbush më asnjë funksion që do të justifikonte praninë e tij. Përderisa organizatat e tjera ndërkombëtare, si OSBE-ja, Këshilli i Evropës dhe Bashkimi Evropian (BE), ofrojnë vlerësime të balancuara për zhvillimet në Kosovë, UNMIK vazhdon të shtrembërojë faktet dhe në këtë mënyrë e mashtron këtë Këshill”, tha Gërvalla para të pranishmëve.
Por cili është funksioni dhe misioni i UNMIK-ut në Kosovë.
Administrata e Përkohshme e Kombeve të Bashkuara në Kosovë (UNMIK) u krijua në vitin 1999 pas Luftës së Kosovës, me qëllim të mbikëqyrjes së kalimit të Kosovës nga një territor i administruar nga kombet e bashkuara në një shtet të pavarur dhe të stabilizuar.
Disa nga detyrat kryesore të UNMIK-ut janë:
Administrimi i Kosovës:
Përforcimi i sigurisë:
Përgatitja për pavarësinë:
Zgjidhja e çështjeve të komunitetit:
Por cilat janë të mirat dhe të këqijat që do të sillte mbyllja e UNMIK-ut në Kosovë?
Për të parë më shumë ndiqeni storien më poshtë ku ceken disa pika pozitive dhe negative nëse do të ndodhte largimi i UNMIK-ut nga Kosova:

Të tjera
-
Ari thyen rekord historik
Ari ka mbërritur vlera rekorde duke tejkaluar 3500 dollarëshin për ons (28 gr...
-
Prokuroria kërkon paraburgim për tre të arrestuarit për kri* me lu* fte
Tre persona janë arrestuar dje për krime lufte kundër popullatës civile. P...
-
Mediat serbe: Mbyllet restoranti i Milan Radoiçiqit në veri të Mitrovicës
Milan Radoiçiq, një biznesmen kontrovers, i cili pas konfliktit të armato...
-
I keqpërdori të dhënat e aplikuesve për kredi, Prokuroria kërkon paraburgim për të arrestuarin për keqpërdorim të pozitës zyrtare
Prokuroria e Prizrenit ka kërkuar paraburgim për të arrestuarin për Keqpërdor...
-
Presidentja Osmani do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të Papa Françeskut
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, do të marrë pjesë në ceremoninë e varrimi...
-
NATO e blen një sistem të avancuar të Inteligjencës Artificiale për të rritur aftësitë l*ftarake të Aleancës
NATO përmes një njoftimi zyrtar ka bërë të ditur se ka blerë një sistem të av...
-
Ursula von der Leyen konfirmon pjesëmarrjen në varrimin e Papës
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen e ka konfirmuar pjesë...
-
Policia konfirmon të shtënat me ạrmë zjạrri në Pejë
Të shtëna me armë zjarri janë raportuar sot rreth orës 12:00 në afërsi të sta...
-
Tentim vrạsjạ në Pejë, ja kush janë të dyshuarit në përplasjen me ạrmë
Një gjuajtje me armë zjarri tek stacioni i Autobusëve në Pejë. Sinjali mës...
-
Plani i SHBA: Jo pranimit të Ukrainës në NATO dhe njohja e aneksimit të Krimesë nga Rusia
Ukraina është nën presion për t’iu përgjigjur këtë javë një propozimi të SHBA...
-
Të shtëna a* rmësh në Pejë, dyshohet për tentim vra* sje
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar para pak minutash në qytetin e Pejës. ...
-
Tash e tutje pritet të rritet edhe çmimi i kafeve në Kosovë, ja sa do të jetë
Pas shtrenjtimit të energjisë elektrike, qytetarët tashmë po përballen me par...