Borovci: AKR nuk ndjek politika bllokuese në Kuvendin e Prishtinës
Autori: Gazeta inFokus 10:40 | 11 March 2018
Rrethanat e krijuara pas dorëheqjes nga Lëvizja Vetëvendosje e kryetarit të Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka nxitur debate dhe dilema lidhur me funksionimin e ekzekutivit dhe legjislativit të Komunës së Prishtinës.
Këshilltari komunal nga radhët e AKR-së, Sami Borovci, shpreson që kjo situatë të mos ndikojë në çfarëdo stagnimi apo bllokimi eventual të jetës institucionale në Prishtinë.
Ai, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se situata e re, kërkon qasje të re. “AKR si parti liberal demokrate nuk ka ndjekur asnjëherë politika bllokuese, sepse në pozitë apo opozitë në vazhdimësi kemi dëshmuar se kur është fjala për të mirën e qytetarit, ne luajmë rol konstruktiv dhe asnjëherë bllokues”.
Postimi i plotë i Borovcit:
“Përmbi Prishtinën është vetem qielli!
Rrethanat e reja të krijuara pas zhvillimeve të fundit në qeverisjen e Prishtinës, sigurisht kanë shqetësuar shumë qytetarë të kryeqytetit. Si pjesë e koalicionit qeverisës këto ditë edhe ne, kemi pranuar shumë pyetje për rolin e AKR-së në situatën e re.
Situata e re, kërkon qasje të re! AKR si parti liberal demokrate nuk ka ndjekur asnjëherë politika bllokuese, sepse në pozitë apo opozitë në vazhdimësi kemi dëshmuar se kur është fjala për të mirën e qytetarit, ne luajmë rol konstruktiv dhe asnjëherë bllokues. Kjo qasje do të vazhdojë edhe më tutje për aq sa ka mundësi dhe hapësirë!
Si Këshilltar Komunal shpresoj që kjo situatë të mos ndikoj në çfarëdo stagnimi apo bllokimi eventual të jetës institucionale në Prishtinë. Çdo tendencë për të bllokuar, apo injoruar Kuvendin Komunal siç ka ndodhur pjesën më të madhe të mandatit të kaluar është krejtësisht e papranueshme dhe ju siguroj se karshi kompetencave të mia nuk do të tolerojë krijimin e një situate të tillë!
Qytetarët e Prishtinës meritojnë një qeverisje funksionale e cila në katër vitet e ardhshme do të realizojë të gjitha zotimet mbi të cilat ka marrë besimin e qytetarëve”, ka shkruar Borovci.
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...