Lajme

Boris Johnson bëhet qytetar nderi i Kievit

Autori: Gazeta inFokus 14:57 | 24 November 2022

Ish-kryeministrit britanik i është dhënë titulli qytetar nderi i kryeqytetit të Ukrainës.Duke njoftuar lajmin, kryebashkiaku i Kievit, Vitali Klitschko tha se Boris Johnson ishte një “mik i madh i Ukrainës”.

“Johnson ka bërë dhe, jam i sigurt, do të vazhdojë të bëjë gjithçka që është e mundur për të siguruar që Britania e Madhe dhe liderët botërorë të ofrojnë ndihmën e nevojshme për Ukrainën. Faleminderit për mbështetjen! Ne e presim përsëri në Kiev për t’ia dhënë këtë çmim”, tha ai.

Johnson ishte një nga liderët e parë botërorë që vizitoi Kievin që nga fillimi i luftës, duke mbërritur në kryeqytetin ukrainas në fund të prillit.

-Advertisement-

Edhe pse u detyrua të largohej nga posti i kryeministrit, ai ka vazhduar të tregojë mbështetje për Ukrainën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera