Rozë

Boris Johnson bëhet baba për herë të tetë! Carrie sjell në jetë një djalë

Autori: Gazeta inFokus 09:55 | 12 Korrik 2023

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Boris Johnson dhe bashkëshortja e tij Carrie kanë mirëpritur fëmijën e tyre të tretë. Çifti u bë me një djalë, të cilin e kanë quajtur Frank Alfred Odysseus Johnson.

Lajmin e bëri të ditur bashkëshortja e ish-kryeministrit britanik në një postim në llogarinë e saj në “Instagram”, ku ajo ndau foto të të porsalindurit.

“Një javë me Frankie-n. Mirë se erdhe Frank Alfred Odysseus Johnson, i lindur më 5 korrik, në orën 09.15”, shkroi ajo ndër të tjera ajo në postimin e saj.

-Advertisement-

Kujtojmë se Frankie është fëmija i tretë për zonjën Johnson dhe i teti për ish-kryeministrin.

Ish-kryeministri britanik ka katër fëmijë nga martesa e tij me avokaten Marina Wheeler dhe një fëmijë me konsulenten e artit Helen Macintyre. Çifti pritën Frank Alfred Odysseus Johnson tre vite pasi Carrie solli në jetë fëmijën e saj të parë Wilfred.

Etiketa:
Comodita Home rikthen “Garage Sale” për edicionin e tetë, me zbritje deri në 70%
-Advertisement-

T� tjera

Ky website përdor cookies. Duke vazhduar përdorimin, ju pranoni përdorimin e tyre.

Privacy policy