Lajme

Borell viziton Sarajevën për 25-vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit

Autori: Gazeta inFokus 21:06 | 20 November 2020

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Josep Borrell do të jetë nesër në Sarajevë për 25 vjetorin e Marrëveshjes së Dejtonit, që i dha fund luftës në Bosnjë-Hercegovinë.

“Kreu i diplomacisë evropiane do të mbajë një fjalim dhe do të takohet me udhëheqësit e lartë boshnjakë, duke filluar me anëtarët e Presidencës tripalëshe”, raportoi media serbe.

Objektivi i vizitës së Borrellit është të riafirmojë mbështetjen për perspektivën e integrimit evropian të vendit ballkanik, një proces që po ecën përpara shumë ngadalë për shkak të konflikteve të vazhdueshme midis tre etnive të vendit.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm

Të tjera