Lajme

Bordi shkarkon Kryeshefin e “Trepçës”, Faton Ahmeti emërohet ushtrues detyre

Autori: Gazeta inFokus 10:02 | 03 August 2024

Bordi i Ndërmarrjes “Trepça Sh.A” ka shkarkuar Kryeshefin Ekzekutiv të kësaj ndërmarrje, Bashkim Kurtin.

Në njoftim për media thuhet se ky vendim ka ardhur si rrjedhojë e vendimit të Gjykatës Themelore në Mitrovicë, e cila ka anuluar vendimin për përzgjedhjen e Kurtit si Kryeshef.

Ndërsa, bëhet e ditur se ka emëruar Faton Ahmetin U.D. Kryeshef Ekzekutiv, që ishte duke ushtruar pozitën e Zëvendes Kryeshefit Ekzekutiv.

-Advertisement-

“Bordi Mbikëqyrës i Ndërmarrjes Trepça Sh.A. njofton opinionin e gjerë publik se ka qenë i përkushtuar në përzgjedhjen e kandidatit më të përgatitur dhe profesional për të udhëhequr ndërmarrjen Trepça Sh.A., natyrisht duke respektuar kushtet dhe kriteret e përshkruara në shpalljen publike. Megjithatë, Bordi Mbikqyrës është i prirur të respektojë vendimet e gjyqësorit dhe si rrjedhojë në takimin e mbajtur me datë 02.08.2024, bazuar në Vendimin e Gjykatës Themelore në Mitrovicë C.nr.661/24 ka anuluar Vendimin e datës 11.01.2024 për përzgjedhjen e Kryeshefit Ekzekutiv. Me këtë rast, ka liruar nga detyra Kryeshefin Ekzekutiv, z. Bashkim Kurti”, thuhet një njoftim.

Bordi Mbikëqyrësi i Ndërmarrjes Trepça Sh.A ka falënderuar Bashkim Kurtin për angazhimin dhe kontributin e dhënë përgjatë kësaj periudhe shumë të rëndësishme për ndërmarrjen Trepça Sh.A.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera