Lajme

Bordi i ri i “Hidrodrini”-t bashkë me aktivistin e VV’së e anulojnë konkursin për kryeshef, nuk jepen arsye

Autori: Gazeta inFokus 16:39 | 01 September 2024

Bordi i përkohshëm i drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, i sapozgjedhur nga Qeveria Kurti, ka vendosur ta anulojë konkursin për kryeshef ekzekutiv.

Pa dhënë ndonjë arsye, në njoftim bëhet e ditur se bordi i përkohshëm në një mbledhje ka marrë vendim për anulimin e konkursit për pozitën e kryeshefit ekzekutiv, shkruan Insajderi.

“Në Mbledhjen e sotme konstituive – virtuale, Bordi i përkohshëm i Drejtorëve të KRU ‘Hidrodrini’, në përbërje të znj. Qëndresa Kukaj-kryesuese, znj.Mirjeta Heta, z.Noli Carrabregu, z.Samir Lleshi – Drejtorë dhe z. Besnik Zeqiraj – U.D. Kryeshef Ekzekutiv i KRU ‘Hidrodrini’, ka anuluar Konkursin për pozitën Kryeshef Ekzekutiv të kompanisë, me numër 1384 të datës 02 Gusht 2024”, thuhet në njoftim.

-Advertisement-

Insajderi raportoi në fund të korrikut se si Besnik Zeqiraj, aktivist i motmotshëm Lëvizjes Vetëvendosje, po mban një nga postet më të rëndësishme të ndërmarrjes publike ‘KRU Hidrodrini. Atë të ushtruesit të detyrës së kryeshefit ekzekutiv.

Kjo, pas shkarkimit të Dri Cenës për përformancë të dobët nga ana e bordit të ndërmarrjes. Pas shkarkimit të Cenës, Qeveria Kurti vendosi ta shkarkojë bordin që mori atë vendim.

Gjykata Themelore në Pejë kishte dënuar më 2017-ën aktivistin e VV’së nga Peja, Besnik Zeqirajn, me 6 muaj burg.

Ai akuzohej se në dhjetorin e vitit 2015 i kishte vënë zjarrin një makine të Gjykatës për Kundërvajtje, së bashku me një person tjetër.

Zeqiraj një kohë e ka mbajtur edhe pozitën e sekretarit organizativ të Vetëvendosjes.

Ai kishte kandiduar edhe si deputet në zgjedhjet parlamentare nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Insajderi kishte raportuar vitin që shkoi për përzgjedhjen e Zeqirajt në pozitën e zyrtarit financiar në ‘KRU Hidrodrini’.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC
-Advertisement-

Të tjera