Lajme

Bordi i MCC aprovon 236.7 milionë dollarë për Kosovën, ky është reagimi i Kurtit

Autori: Gazeta inFokus 16:27 | 01 July 2022

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar pasi bordi i Korporatës së Mijëvjeçarit (MCC), ka aprovuar marrëveshjen e kompaktit për Kosovën në vlerë prej 236, 7 milionë dollarësh.

Përmes një postimi në twitter, Kurti ka falënderuar MCC, duke thënë se ky është investimi më i madh që është bërë në energji deri më sot

“Mirënjohës për MCCgov. Vendimi i bordit për të miratuar marrëveshjen e Kompaktit prej 236,7 milionë dollarësh. Ky është investimi më i madh energjetik në 🇽🇰 deri më sot. Do të ndihmojë në vendosjen e themeleve për tranzicionin tonë të drejtë të energjisë. Falënderime të veçanta për të dy ekipet tona për punën e shkëlqyer. Miqtë. Partnerët. Aleatët”, shkruan Kurti.

-Advertisement-

Derisa për këtë ka reaguar edhe ministria e Ekonomisë, Artane Rizvanolli./Gazeta Infokus/

Rizvanolli jep lajmin e mrekullueshëm nga shtetet e Bashkurara

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan

Të tjera