Lajme

Rizvanolli jep lajmin e mrekullueshëm nga shtetet e Bashkurara

Autori: Gazeta inFokus 16:28 | 01 July 2022

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar se është aprovuar investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, shkruan Gazeta inFokus

Rizvanolli përmes një njoftimi në faqen e saj zyrtare në Facebook, ka treguar se bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit kanë aprovuar programin Kompakt të Kosovës, i cili  është në vlerë prej 236.7 milionë dollarësh.

“Lajm i mrekullueshëm nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës! 🇺🇸

-Advertisement-

Bordi i drejtorëve të Korporatës së Sfidës së Mijëvjeçarit (MCC) kanë aprovuar Programin Kompakt të Kosovës me vlerë prej 236.7 milionë dollarësh – investimi më i madh në sektorin e energjisë të Kosovës, si dhe një gur themel që mundëson tranzicionin tonë energjetik.

Jam falënderuese ndaj ekipeve të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe të Kosovës, krenare me ekipin e Kosovës, si dhe e nderuar që kam udhëhequr këto negociata! “, ka shkruar Rizvanolli./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Thyhet REKORDI I ZBRITJEVE!

Të tjera