Rozë

Bora Zemani për puthjen me Donald Veshaj në Big Brother VIP: Mendonim se ishim vetëm

Autori: Gazeta inFokus 11:44 | 07 November 2021

Momenti romantik më i komentuar i shtëpisë së famshme të Big Brother VIP, ka qenë padyshim ai në mes të aktorit, Donald Veshaj dhe prezantuese Bora Zemani.

Pas disa javësh qëndrimi brenda shtëpisë, Donaldi rrëfeu historinë e tij të dashurisë me Borën, duke thënë se pavarësisht ndarjes ai ka ende ndjena të forta për të.

Disa ditë më vonë, befasia e Big Brother VIP për Donaldin ishte pikërisht takimi me Borën, në të cilin ata dhuruan shumë emocione, ndërsa nuk mungojë një puthje mes tyre.

-Advertisement-

Dhe kur kanë kaluar disa javë që nga ai moment, Bora së fundi në emisionin e udhëhequr nga ajo “Përputhen”, deklaroi se gjatë momentit të puthjes ata menduan se ishin vetëm.

“Mendonim se ishim vetëm”, ka kujtuar Bora duke qeshur.

Ndërkohë, kujtojmë që në spektaklin e ditës së premte, Donaldi i bëri Borës dhuratë për përvjetorin e tretë të lidhjes duke i dërguar një qafore dhe pako me ëmbëlsira. Ai e hodhi dhuratën përtej mureve të shtëpisë duke i porositur që të mbërrinte në duart e moderatores.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Për Festën e Bajramit, ZBRITJE deri n’KUPË t’QIELLIT!
-Advertisement-

Të tjera