Lajme

Bora e parë, a i ka pastruar rrugët komuna e Prishtinës?

Autori: Gazeta inFokus 09:22 | 30 November 2020

 

Mbrëmë në Kosovë filluan reshjet e para të borës.

Nga komuna e Prishtinës kanë deklaruar se ekipet janë duke pastruar rrugët dhe po hedhin kripë e rërë sipas nevojë rurale dhe urbane në mënyrë që rrugët jenë të kalueshme.

-Advertisement-

Drejtoresha e Shërbimeve Publike në komunën e Prishtinës, Medina Braha ka thënë se ekipet e komunës janë gjatë gjithë kohës në gatishmëri për intervenimet e nevojshme.

“Bora e parë për këtë vit ra mbrëmë. Ekipet tona kanë pastruar dhe hedhur kripë e rërë sipas nevojës në pjesët rurale dhe urbane ashtu që rrugët të mos jenë të pakalueshme. Ato janë tërë kohën në gatishmëri për intervenimet e nevojshme”, ka shkruar Braha./Gazeta inFokus/

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera