Rozë

Bonucci mund të luajë me maskë në hundën e thyer në ndeshje kundër Suedisë

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 11 November 2017

Pas një rëntgeni është kuptuar se Leonardo Bonucci e ka thyer hundën pasi është goditur me bërryl nga Ola Toivonen në ndeshjen e mbrëmshëm mes Italisë dhe Suedisë në kuadër të “play-off” për Kupën e Botës.

Incidenti ndodhi në minutën e parë të ndeshjes së parë të “play-off” në Solna, të cilën Suedia e fitoi me rezultat minimal 1-0, transmeton Express.

Sulmuesi Toivonen nuk u ndëshkua për bërrylin që ia dha mbrojtësit të Milanit, i cili ka luajtur deri në vërshëllimën e fundit me hundë të thyer.

-Advertisement-

Bonucci bëri një rëntgen sot dhe analizat kanë konfirmuar se ai e ka thyer hundën por më shumë gjasë do të mund të luajë në ndeshjen e kthimit ndaj Suedisë, por duke vënë maskë mbrojtëse, sipas Sky Sport Italia.

Ndeshja e dytë zhvillohet të hënën me fillim nga ora 20:45.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Viva Fresh sjell programin XL: 10% zbritje gjatë gjithë vitit!
-Advertisement-

Të tjera