Sport

Bonucci akuzon arbitrin: I fali dy herë suedezët

Autori: Gazeta inFokus 09:03 | 11 November 2017

Leonardo Bonucci shfaqet i mërzitur për humbjen e Italisë në Suedi, por më tepër është i acaruar me vendimet e gjyqtarit Cakir.

Mbrojtësi i Milanit thekson se Toivonen ishte për karton të kuq, që në fillim të lojës, pasi për një ndërhyrje të ngjashme është ndëshkuar edhe Bonucci në Serinë A.

“Toivonen duhet të kishte dalë me të kuq, që në fillim të lojës. Një gjyqtar me autoritet do ta kishte bërë, por Cakir kishte frikë t’i ndëshkonte suedezët. Suedezi më theu hundën, pas vetëm 30 sekondash lojë. Pastaj Berg, i cili mori zemër nga faljet e njëpasnjëshme të arbitrit, vijonte të godiste me bërryl çdonjërin prej nesh. Suedia duhet të ishte me 9 futbollistë, që kur ndeshja ishte ende 0-0”, tha Bonucci.

-Advertisement-

Gjithsesi, mbrojtësi italian bën thirrje për përqendrim dhe angazhim maksimal, për të siguruar kualifikimin në Milano.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
MYZHDE për krejt!
-Advertisement-

Të tjera