Sport

“Bomba” në Spanjë, Ronaldo është penduar për Juven

Autori: Gazeta inFokus 14:03 | 10 December 2019

Forma e dobët mund të jetë një sinjal. Kristiano Ronaldo nuk është i kënaqur te Juventusi, të paktën jo sa ishte 16 muaj më parë kur pranonte ofertën bardhezi.

Largimi nga Reali duket se i ka lënë pasoja portugezit, megjithëse jo në aspektin sportiv duke qenë se Juvja ka fituar më shumë se madrilenët në sezonin e kaluar.

Sipas mediave spanjolle, arsyeja e trishtimit të 34- vjeçari ka lidhje me pendesën.

-Advertisement-

Me sa duket sulmuesi ka rezerva mbi zgjedhjen e tij për t’u transferuar në Serinë A. E përditshmja “ABC” raporton se CR7 ka folur në javët e fundit me disa nga shokët e tij te Reali i Madridit. Ai thuhet se ka pranuar vështirësitë në Torino, të cilat gjejnë fillesë pikërisht te largimi nga kryeqyteti spanjoll.

“TOPI I ARTË” – Nuk është thjesht çështje nostalgjie për një grup me të cilin fitoi gjithçka.

Nervozizmi i Ronaldos ishte i dukshëm që disa javë më parë kur pasi u zëvendësua nga trajneri, nuk iu drejtua stolit, por vendosi të shkonte menjëherë në dhomat e zhveshjes.

Rezultatet e dobëta në sezonin e kaluar në Ligën e Kampioneve me fanellën bardhezi janë vetëm një anë e medaljes.

Në tjetrën qëndron fakti se për të dytin vit radhazi ka mbetur pa “Topin e Artë”. Megjithëse promovon skuadrën dhe shmang objektivat personalë, dihet botërisht se sa i lidhur është portugezi me çmimin prestigjioz. Aq më tepër që me vlerësimin e fundit, e parakaloi edhe Leo Mesi.

PESHË POLITIKE – Një javë më parë kur Ronaldo vlerësohej thjesht si më i miri i Serisë A, Xhorxho Kielini deklaronte se “Topin e Artë” nuk e kishte humbur portugezi, por ia kishte vjedhur Reali. Ajo fjali ka qenë thjesht një detaj, por duket se në Torino CR7 është ndërgjegjësuar me peshën politike të Realit të Madridit, sidomos në lidhje me vlerësimet e futbollistëve.

Edhe ky është një shkak që e ka bërë Ronaldon të pendohet që zgjodhi Juventusin si një etapë të re të karrierës së tij. Me formën që po kalon, situata rreth portugezit nuk është nga më idealet dhe megjithëse nga bardhezinjtë konfirmojnë qëndrimin e tij në Torino, nuk është çudi që pendesa ta kthejë yllin e Juves andej nga erdhi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita po tërheq klientë seriozë në Panarin IMM, në Këln të Gjermanisë

Të tjera