Sport

Bomba e mbrëmjes, Llapi më super përforcim (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 23:00 | 21 January 2019

Llapi ka bërë goditjen më të madhe të mini-afatit kalimtar të janarit.

Skuadra e Xhengiz Rexhepit ka huazuar super-sulmuesin e Shkëndijës së Tetovës, Remzifaik Selmani.

Marrëdheniet e mira ndërmjet dy trajnerëve, Qatip Osmani të Shkëndijës dhe Xhengiz Rexhepi të Llapit kanë bërë që të arrihet marrëveshje për huazimin e sulmuesit për gjashtë muaj, shkruan Gazetasheshi.com.

-Advertisement-

Lojtari më parë ka qenë pjesë e Renovës, pastaj Ujpestit të Hungarisë dhe tani e një vit është pjesë e Shkëndijës.

Selmani 21-vjeçar është sulmues qendre, por mund të bëjë mirë edhe rolin e sulmuesit të krahut.

Ai pritet të prezantohet shumë shpejt me fanellën e Llapit.

Me këtë përforcim, Llapi do ta mendojë më seriozisht se kurrë titullin e kampionit.

Llapjanët ndodhen në pozitën e tretë me pesë pikë më pak se Prishtina lidere dhe katër më pak se Feronikeli që është i dyti.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera