Sport

Bolt: Dua të luaj me Dortmundin

Autori: Gazeta inFokus 09:11 | 30 June 2017

Usain Bolt e ka marrë seriozisht mundësinë për të qenë pjesë e një ekipi futbolli si Borussia Dortmund. Sprintieri xhamajkan që do të tërhiqet përfundimisht nga garat e Atletikës, e do të stërvitet në qendrën sportive të klubit gjerman, gjë që e ka konfirmuar vet rekordmeni botëror.

“Kemi folur me drejtuesit e klubit, do të stërvitem me futbollistët e kësaj skuadre. Të shohim sesi do të  shkojnë gjërat. Nëse gjithçka do të shkojë mirë, atëherë do t’u them se jam gati për të ecur përpara dhe se jam gati për të qenë pjesë e skuadrës së parë. Në rast të kundërt nuk do të jetë aspak problem për mua”, tha Bolt.

Usain Bolt, për të cilin Botërori i Atletikës në Londër do të jetë aktiviteti i fundit në disiplinën e tij sportive, nuk e ka fshehur asnjëherë pasionin e tij për futbollin, ku do të kërkojë të përfshihet pas fitoreve të 8 medaljeve të arta Olimpike në garat 100, 200 dhe 4×100 m.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
KosovaMed përmbyll vitin me sukses – dhuron donacione për QKMF-në e Junikut

Të tjera