Auto&Tech

BMW X5 M me 670 PS, një «përbindësh» në rrugë [Foto]

Autori: Gazeta inFokus 18:23 | 24 July 2018

Pavarësisht zbulimit të gjeneratës së katërt të X5 që BMW ka bërë muaj më parë, marka ende nuk ka prezantuar versionin e plotë M, që do të thotë se fansat e markës bavareze janë ende duke pritur për X5 M të ri.

Megjithatë, në ndërkohë, një kompani akorduese në poloni, e quajtur Auto-Dynamics, i ka bërë disa përditësime BMX X5 M aktual.

Duke i ri-modifikuar ECU-në, shtuar filtra më të mëdhenj të ajrit, një sistemi shkarkimi Akrapovic të bërë nga titani dhe shumë gjëra tjera, Auto-Dynamics kan fuqizuar motorin 4.4 litërsh V8 i cili tani ofron 670 PS.

-Advertisement-

Kjo makinë tani shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3,5 sekonda, ndërsa versioni normal e arrin për 4,1 sekonda. Vlen të theksohet se bëhet fjalë për një automjet që peshon rreth 2,4 ton. Lamborghini Urus shpejtësinë 0-100 km/orë e arrin për 3,2 sekonda por peshon një ton më pak se X5 M.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera