Auto&Tech

BMW M5 i ri, përshpejton lëvizjen brenda një kohe shumë të shkurtër (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 10:21 | 14 September 2017

Në Frankfurt Motor Show, është prezantuar modeli M5 First Edition nga prodhuesi gjerman BMW.

Kjo makinë me 4.4-litra turbo dyshe V8, që prodhon 600 kuajfuqi, shpejtësinë nga zero deri në 100 kilometra në orë, e arrin për 3.2-sekonda, transmeton Telegrafi.

Në këtë formë, kjo është vetura më e shpejtë që BMW ka prodhuar ndonjëherë, e cila përshpejton brenda një kohe kaq të shkurtër.

-Advertisement-

Me M5 First Edidion, do të ketë probleme të mëdha modeli AMG E63 S nga Mercedes, për të cilin ky është rivali kryesor.

Të interesuarit për këtë veturë, duhet të paguajnë 118 mijë euro, ndërsa të presin deri në fund të muajit që t’ju dërgojnë në shtëpi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Nëntori sjellë Magjinë në ETC
-Advertisement-

Të tjera