Blloku B2 del jashtë funksionit një muaj pasi iu krye remonti
Autori: Gazeta inFokus 20:25 | 10 August 2023
Të enjten ka dalë jashtë funksionit Blloku B2, të cilit së fundi iu krye remonti. Në KEK thonë se në funksion i kanë vetëm dy blloqe të Kosovës A, meqë edhe blloku B1 është në remont. Në KESCO thonë se situata me furnizim të energjisë është stabile.
Vetëm një muaj pasi i është kryer remonti njësisë B2 të termocentralit Kosova B, ky bllok ka dalë jashtë funksionit për shkak të rrjedhjes në gypa.
E me bllokun B1, që është në remont, Korporata Energjetike e Kosovës ka mbetur me vetëm dy blloqe të “Kosovës A” në funksion.
Zëdhënësi i KEK-ut, Skender Bucolli, thotë se 260 megavatët për orë që prodhon B2-shi kur është në funksion, duhet të sigurohen nga importi
“Njësia B-2 është ndalur për shkak të rrjedhjeve të ujit, sot në orët e para të mëngjesit dhe pritet të riparohet edhe të kthehet nesër në prodhim. Nuk ka mungesë të energjisë, sepse KEK-u është duke e kontraktuar energjinë, rrymën në kapacitetet që do ta prodhonte njësia B-2. Dy njësitë e Kosova A, A-3 dhe A-5 janë duke prodhuar 260 megavatë për orë (MWh), edhe 260 të tjera i siguron KEK-u, në total 520 MWh”, tha Bucolli për KTV.
Nga kompania përgjegjëse për furnizim me energji elektrike, KESCO, thonë se reduktime nuk do të ketë.
“Aktualisht furnizimi është në gjendje stabile, të gjithë konsumatorët po vazhdojnë të furnizohen me energji elektrike. Nga periudha 1 gusht deri më sot, konsumi mesatar ditor ka arritur deri në 13,476 MWh, ndërkaq piku më i lartë i arritur është 775 MWh, rrjedhimisht i bie që edhe është importuar energji në vlerë prej 2.4 milionë eurosh”, tha Margarita Rashiti, zëdhënëse e KESCO-s.
Infrastruktura e vjetruar e termocentraleve Kosova A dhe B, bën që blloqet e saj shpesh të dalin jashtë funksioneve edhe pas remonteve.
Të tjera
-
Vuçiq kapet me ndërkombëtarët që janë pro anëtarësimit të Kosovës në KiE
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq mbrëmë ka deklaruar për mediat në Serb...
-
Prokuroria kërkon 18 vjet burgim për autorin e vrἀsjes së Shqiponja Isufit
Policia Kantonale e Aargaut kishte marrë një thirrje urgjente mëngjesin e 25 ...
-
Dhoma e Përfaqësuesve sfidon Presidentin Biden, miraton një projektligj për furnizimin e Iraelit me armë
Dhoma e Përfaqësuesve sfidoi vendimin e Presidentit Joe Biden të enjten për p...
-
NATO: Rusët nuk kanë burime për një përparim strategjik në Ukrainë
Moska thotë se do të vazhdojë të shtyjë ofensivën e saj në Ukrainë, megjithës...
-
Escobar: Asociacioni vendimtar, do të duhej të insistonim më shumë në zbatim, se sa t’i bënim palët bashkë
Në ditën e tij të fundit të mandatit si Emisar i Shteteve të Bashkuara të Ame...
-
Opozita e gatshme për zgjedhje
Partitë opozitare në Kosovë po kërkojnë zgjedhje të parakohshme. Ditë më parë...
-
Shoqata e Naftëtarëve sot diskuton për çmimet e derivateve
Shoqata e Naftëtarëve të Kosovës sot të diskutojë në lidhje me çmimet e deriv...
-
Sot mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të KiE-së – Kosova s’është në rend dite
Sot do të mbahet mbledhja e Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës, ...
-
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë
Sot përfundon procesi i regjistrimit të popullsisë, ekonomive familjare dhe b...
-
Lansohet shërbimi të E-Komuna
Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, organizon ceremoninë e lansimit...
-
Intervista e Biden me prokurorin e posaçëm, Shtëpia e Bardhë bllokon publikimin e audio-regjistrimit
Presidenti Joe Biden përdori fuqitë e tij ekzekutive për të bllokuar publikim...
-
Presidenca i reagon për herë të dytë Gërvallës
Presidenca e Kosovës, ka vazhduar përplasjet në distancë me Qeverinë e Kosovë...