Lajme

Bllokohet rruga Mitrovicë-Zveçan në veri, shkak rrëshqitja e dheut

Autori: Gazeta inFokus 17:32 | 14 August 2022

Nga ora 10:00 e mëngjesit të sotëm rruga Mitrovicë-Zveçan është bllokuar për qarkullim të automjeteve.

Branisllav Radoviq, zëdhënës i policisë për rajonin e veriut, ka thënë për KosovaPress se deri te bllokimi i rrugës ka ardhur si rezultat i rrëshqitjes së dheut dhe gurëve te vendi i quajtur Kërshi i Dudës.

“Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe ekipet përkatëse janë duke punuar në pastrimin e rrugës edhe gjatë kohës kur po raportojmë. Fatmirësisht, nuk ka të lënduar”, tha Radoviq.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!

Të tjera