Bllokohet një valixhe e ‘tmerrshme’ në aeroport
Autori: Gazeta inFokus 21:08 | 26 January 2019
Qeni beagle po patrullonte në Aeroportin Ndërkombëtar Pearson të Torontos për mallra kontrabandë, kur një aromë e pazakontë i ngacmoi nuhatjen. Burimi ishte valixhja e një kanadezi, i cili sapo ishte kthyer nga Rusia.
Zyrtarët menjëherë hapën çantën e tij dhe brenda gjetën me qindra kontenierë të mbushur me shushunja të gjalla dhe jo pak, por plot 5 mijë të tilla. Ishte 17 Tetori i 2018-s dhe beagle-i besnik sapo kishte ndihmuar autoritetet për të kapur “trafikantin” e parë të shushunjave në Kanada.
Ky incident u bë publik për herë të parë në një artikull të National Geographic, të botuar këtë të premte.
Personi në fjalë, identiteti i të cilit nuk është bërë publik për shkak se hetimet vijojnë, akuzohet për import të jashtëligjshëm të një specieje, pa pasur lejen përkatëse. Ai pritet që të dalë para një gjykate në Toronto, muajin e ardhshëm.
Shushunjat janë krimba parazitarë që gjenden në çdo kontinent përveç Antarktikës. Shumë prej tyre ushqehen me gjak (disa ushqehen vetëm 1 herë në vit), duke i bërë të bezdisshme për viktima e tyre, por nga ana tjetër janë tepër të dobishme në mjekësi.
Shushunjat e sekuestruara ishin dy lloje, shushunjat medicinale jugore dhe shushunjat medicinale europiane, që përdoren zakonisht në spitale, apo në qendra të kirurgjisë plastike nëpër botë. Shushunjat konsumojnë gjakun e tepërt dhe përmirësojnë qarkullimin në indet e dëmtuara. Ato mund të shiten për rreth 10 dollarë një.
Personi që transportonte valixhen me 5 mijë shushunja deklaroi se i kishte për përdorim personal dhe se ujin e ndotur prej tyre do ta përdorte për të rritur orkidetë e tij. Megjithatë sipas ekspertëve, një sasi kaq e madhe shushunjash sugjeron se ato ishin për përdorim tregtar.
Autoritetet dyshojnë se ai mund të ketë qenë në kërkim të blerësve që e përdorin shushunjën për të trajtuar ngrirjen dhe për të ndihmuar në rikuperimin nga lifting i fytyrës.
Disa njerëz i duan shushunjat për përdorim në shtëpi, duke besuar se ato mund të lehtësojnë dhimbjen, apo ta pastrojnë trupin nga gjaku “i keq”. Por pa antibiotikë të dhënë nga mjeku, përdorimi i tyre mund të jetë i rrezikshëm, pasi mbajnë me vete infeksione të mundshme./tvklan.al
Të tjera
-
Aktakuzë ndaj një personi për krịme lụfte, kreu dy vrạsje dhe një plạgosje
Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në P...
-
Mbi 1 mijë e 400 gjoba trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë
1 mijë e 411 gjoba trafiku janë shqiptuar në 24 orët e fundit në vendin tonë....
-
Aksident në mes dy automjeteve në Klinë
Një aksident trafiku ka ndodhur në mes të dy automjeteve në Klinë. Policia...
-
Arrestohet një person në Prizren, dyshohet se shtiu me ạrmë zjạrri
Është arrestuar një person në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se ka shtënë di...
-
Një person në Ferizaj fyen dhe sụlmon policët, përfundon në pranga
Një person është arrestuar në Ferizaj, pasi që i njëjti ka fyer dhe sulmuar n...
-
Arrestohet një person në Banullë të Lipjanit, iu gjet mạrihụanë
Një person është arrestuar në fshatin Banullë të Lipjanit. Policia ka njof...
-
Arrestohet një grua në Prishtinë, nën ndikim të alkọolit sụlmoi policët
Është arrestuar një grua në Prishtinë, pas e njëjta nën ndikim të alkoolit ka...
-
Arrestohet një person në Obiliq, dyshohet për dhụnim
Është arrestuar një person në Obiliq, pasi i njëjti dyshohet se ka dhunuar nj...
-
Vdẹs një burrë në QKUK, policia po e heton rastin
Një burrë ka vdekur në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, rast i cili p...
-
Shala me falënderim publik për bashkëshorten e tij: Me Salën kemi rrugëtuar bashkë që nga ilegalja
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike të Kosovës, Ferat Shala ka falen...
-
Ministria e Bujqësisë në Shqipëri: Mbi 85% e mandarinave pa mbetje pesticidesh, vetëm 3 ngarkesa problematike në eksport
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural ka dhënë një deklaratë për publiku...
-
Vetëm 50% e agjendës legjislative u përmbush këtë vit në Kuvendin e Kosovës
“Nuk ka kourum Kuvendi për me vazhdu..” Kjo shprehje u dëgjua shumë shpesh në...