Blinken s’hyn në detaje të bisedimeve Kosovë -Serbi- ka vetëm një porosi për të dyja vendet nga Tirana
Autori: Gazeta inFokus 18:45 | 15 February 2024
Sekretari amerikan i shtetit, Antony Blinken, në një konferencë për media bashkë me kryeministrin Edi Rama ka folur edhe për rajonin dhe për dialogun Kosovë-Serbi.
Blinken ka kujtuar kohën e viteve më parë kur kishte nisur punën në Departament të Shtetit dhe në Shtëpi të Bardhë dhe sfidat që kanë qenë në atë kohë, fillimisht Bosnja dhe më pas edhe Kosova.Blinken ka deklaruar se s’mund të lejohet që të përsëritet ajo që kishte ndodhur në vitet e 90-ta, shkruan Gazeta Express.
“Kur nisa punën në DASh dhe Shtëpinë e Bardhë, sfida që ishte Ballkani. Rajoni i Ballkanit. Fillimisht Bosnja, pastaj Kosova. S’mund të kemi një ripërtëritje të asaj që ka ndodhur në vitet e 90-ta. Kemi arsye për të cuar përpara integrimin e rajonit në BE”, ka thënë Blinken.
Tutje ka thënë se dialogu i lehtësuar nga BE-ja është shtegu i duhur dhe i vetmi dhe se SHBA është e angazhuar që Kosova dhe Serbia të lëvizin drejt një të ardhmeje më të mirë.
“Sa i përket Kosovës dhe Serbisë, dialogu i lehtësuar nga BE është i duhur dhe shtegu i vetëm. Jemi të angazhuar me gjithçka që mundemi.
Dua të përgëzoj edhe rolin e Shqipërisë për progres rajonal. Ky është shtegu që i sjell të gjithë në një të ardhme më të mirë. Jemi të vendosur për të përkrahur rajonin që të ndërmarr këtë hapë të shpejt dhe përkrahim dialogun e drejtuar nga BE-ja dhe që vendet të lëvizin përpara në këtë shteg”, ka thënë Blinken.
Të tjera
-
Vonesa në regjistrimin e veturave me targa “RKS” në Leposaviq
Targa RKS nuk janë parë ndonjëherë më shumë në komunën e Leposaviqit. Megj...
-
Ekspertët thonë se zbutja e varfërisë mund të zbusë krizën e migracionit
Ekspertët thonë se varfëria dhe uria janë faktorët kryesorë që shkaktojnë kri...
-
Haziri për presidenten Osmani: E tepërt të diskutohet rikthimi në parti politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka hedhur poshtë ...
-
Rama tregon se po instalojnë ashensorë në banesa kolektive: Ka kërkesa që nga viti 2016
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se po instalojnë ashensorë nëp...
-
Haradinaj pas vdekjes tragjike të të riut nga Prizreni: Apel për siguri dhe përgjegjësi më të lartë institucionale
Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka shprehur ngushëllimet më të thella pas vd...
-
Osmani takon zyrtarin e lartë të NATO-s: Diskutuam për forcimin e sigurisë, stabilitetit dhe të ardhmes euroatlantike
Presidentja Vjosa Osmani është takuar me Ndihmës Sekretarin e Përgjithshëm të...
-
Haradinaj me tubim madhështor në Istog: Paga minimale do të rritet në 500 euro, ajo mesatare në 1000 euro
Ramush Haradinaj, kandidat për kryeministër nga koalicioni AAK-Nisma-Konserva...
-
Abdixhiku me mesazh nga Malisheva: Ne jemi ndryshimi për Kosovën
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Malis...
-
“Shkatërruesit e shtetit i quajtën njerëzit e UÇK-së mercenarë”, Limaj me fjalim të fuqishëm në konventë, premton ‘Veç vepra’
Kryetari i Nismës Socialdemokrate, në fjalimin e tij në konventën e mbajtur s...
-
Ky është i riu që vdiq tragjikisht në vendin e punës në Prizren
25-vjeçari i cili vdiq në vendin e punës në Prizren, është Arbër Gërguri nga ...
-
Takimi i Veçantë i Bedri Hamzës me Granit Xhakën: Shembuj të Suksesit dhe Përkushtimit
Në një takim frymëzues, Granit Xhaka, një ndër futbollistët më të njohur shqi...
-
Kryeministri mori pjesë në varrim*in e ish-ushtarit të UÇK-së, Behgjet Hetemi
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mori pjesë në varrimin e ish-ushtarit të ...