Blinken: Serbia dhe Kosova do të bëjnë kompromise të vështira
Autori: Gazeta inFokus 12:09 | 15 February 2023
Udhëheqësit e Serbisë dhe Kosovës do të “bëjnë kompromise të vështira” për të normalizuar marrëdhëniet ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës, të cilat do të sjellin siguri dhe prosperitet për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor, tha sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken, përmes një letre drejtuar Serbisë me rastin e Ditës së Shtetësisë, më 15 shkurt.
“Jam i bindur se normalizimi i marrëdhënieve ndërmjet Serbisë dhe Kosovës, do të sjellë siguri dhe prosperitet për Serbinë dhe të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor. Sigurisht, liderët serbë dhe kosovarë do të bëjnë kompromise të vështira për t’i arritur këto qëllime, por shpërblimet për popullin serb – dhe gjithë rajonin – do të jenë të mëdha”, shkroi Blinken.
Në letrën drejtuar Serbisë në emër të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, thuhet se SHBA vlerëson partneritetin strategjik që kanë me Serbinë “për të çuar përpara një të ardhme më të qëndrueshme dhe të sigurt për të gjithë qytetarët e Ballkanit Perëndimor”.
Sekretari Blinken, ndër tjerash, tha se SHBA janë një mbështetës i fortë i ambicieve të Serbisë për anëtarësim në Bashkimin Evropian, si dhe përshëndeti “angazhimin konstruktiv të Serbisë me zyrtarët e SHBA-së, BE-së, Francës, Gjermanisë dhe Italisë gjatë një vizite të fundit në Beograd”.
Blinken gjithashtu i bëri thirrje Serbisë që të mbështesë Ukrainën kundër luftës së paprovokuar të Rusisë.
“Shtetet e Bashkuara mirëpritën mesazhet e Serbisë për mbështetjen e Ukrainës në Kombet e Bashkuara, dhe ne duhet të jemi të bashkuar në mbështetjen e të drejtës së popullit ukrainas për të zgjedhur të ardhmen e tyre”, tha sekretari amerikan i Shtetit.
Serbia është shteti i vetëm në Evropë që nuk vendosi sanksione ndaj Rusisë pas pushtimit të Ukrainës më 24 shkurt.
Blinken në letrën e tij vuri theks edhe te Memorandumi i Mirëkuptimit për krijimin e pozicioneve ndërlidhëse për diplomatët serbë brenda Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
“Ky program unik jo vetëm që do të nxisë një kuptim më të mirë të synimeve dhe objektivave tona të politikës së jashtme përkatëse, por do të krijojë kanale të reja komunikimi dhe do të ndërtojë partneritete të qëndrueshme”, tha ai, duke përfunduar letrën me një urim për gjithë popullin e Serbisë./rel
Të tjera
-
Bedri Hamza në Lipjan: Autostrada Banullë-Duhël, do të realizohet
Bedri Hamza, kandidati i PDK-së për kryeministër, ka theksuar një atmosferë t...
-
Takimi i shtabit zgjedhor të PDK-së në Pejë nisi me një minut heshtje për tragjedinë në Jabllanicë
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka njoftuar se takimin e sotëm me shtabin ...
-
Haradinaj mban takim në Junik: Do të trefishojmë subvencionet për bujqësi
Kandidati për kryeministër i koalicionit AAK, Nisma, Lista Konservatore dhe F...
-
Muharremi tallet keq me ‘premtimin’ e Kurtit: Ekonomi Magjike: Si të bësh pagën 1,200€ pa e ditë as vet
Analisti, Shenoll Muharremi ka reaguar pas një deklarate premtimi elektoral q...
-
Limaj i kundërpërgjigjet Kurtit: Nuk bëhet pyetja pse na nuk ‘guxojmë’ me pi kafe në Serbi, por pse ju shkoni kaq lehtë e pse hasmi ju do kaq shumë
Kryetari i Nismës Social Demokrate, Fatmir Limaj i pyetur se pse partia në pu...
-
Të martën mbledhje komemorative për epidemiologun, Isuf Dedushaj
Të martën do të mbahet mbledhje komemorative për epidemiologun e parë shqipta...
-
Gërvalla nuk ka të ndalur, ‘sụlmon’ Thaçin e Mustafën, s’e lë anash sërish as Haradinajn
Zëvendësja e kryeministrit Albin Kurti, Donika Gërvalla Schwarz, ka vazhduar ...
-
Hysen Çekaj – Djali i Heroit të UÇK-së, kandidat për deputet nga LDK në zgjedhjet e 9 shkurtit
Hysen Çekaj, i biri i heroit të Kosovës, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare t...
-
Kurti shpreh ngushëllime: Vdekja e trefishtë ka pikëlluar mbarë popullin
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka reaguar për tragjedinë në Jabllanicë t...
-
Parashikimi i motit për javën e ardhshme
Java e ardhshme do të karakterizohet me mot relativisht të ftohtë. Institu...
-
Albana Haxhimustafa Murseli: Me Bedri Hamzën Kryeministër edhe bizneset munden ma mirë
Kandidatja për deputete nga rradhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Albana ...
-
Tubim i jashtëzakonshëm, Anton Quni: Energji e fuqishme ndryshimi në Viti
Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Anton Quni ka publiku...