Blinken: Milorad Dodik, në rrugën autoritare të Putinit
Autori: Gazeta inFokus 08:39 | 30 March 2023
Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken, tha të mërkurën se politikani serb i Bosnjës, Milorad Dodik është në rrugën autoritare të presidentit rus Putin. Në një postim në rrjetet sociale, sekretari Blinken tha se këtë e dëshmojnë sulmet e tij ndaj të drejtave themelore dhe liritë e njeriut në Republikën Serbe.
“Sulmet e Milorad Dodik ndaj të drejtave dhe lirive themelore në Republika Srpska tregojnë se ai është në rrugën autoritare të Presidentit Putin. Departamenti i Shtetit përfaqësuar nga Amb. Murphy, vazhdon të avokojë për të ardhmen demokratike dhe të begatë që e meritojnë të gjithë qytetarët e Bosnjës dhe Hercegovinës”. ka shkruar ai në Twitter.
Komentet e sekretarit Blinken pasuan zhvillimet e fundit në entitetin serb të Bosnjës dhe paralajmërimin e udhëheqësit të atij entiteti Milorad Dodik për shkëputjen e marrëdhënieve me ambasadat e Shteteve të Bashkuara dhe Mbretërisë së Bashkuar.
Qeveria e Republikës Serbe tha se do ta shpallë vepër penale “shpifjen”, do të miratojë ligjin mbi agjentët e huaj si dhe qasjen e pjesëtarëve të komunitetit LGBT në institucionet arsimore të këtij entiteti.
Më herët gjatë të mërkurës ambasada amerikane në Sarajevë shkroi se “asnjë vend, asnjë grup qytetarësh, jashtë Shteteve të Bashkuara, nuk është kujdesur më shumë, nuk ka investuar më shumë ose ka bërë më shumë për të mbështetur dhe ndihmuar popullin e Bosnjës dhe Hercegovinës, pavarësisht se çfarë thotë dikush tjetër. Dhe kjo nuk do të ndryshojë”.
Pas luftës së viteve të 90-ta, që la pas vetes mbi 100 mijë të vrarë, Bosnja u nda në dy entitete autonome, Republikën Serbe dhe Federatën e dominuar nga boshnjakët dhe kroatët, të lidhura nga një qeveri e dobët qendrore në Sarajevë.
Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian u shohin veprimet e Milorad Dodikut dhe kërcënimet e tij për shkëputjen e Republikës Serbe nga Bosnja dhe Hercegovina, si të rrezikshme për paqen në vend dhe në rajon.
Shtetet e Bashkuara kanë sanksionuar dhjetëra persona në Bosnjë dhe Hercegovinë përfshirë presidentin e Republikës Serbe, Milorad Dodik, “për veprimtari korruptive” dhe “kërcënim të vazhdueshëm ndaj qëndrueshmërisë dhe tërësisë tokësore të Bosnjës dhe Hercegovinës”.
Moska i ka shfrytëzuar ndasitë në Bosnjë duke mbështetur politikat e Milorad Dodikut, i cili nderoi presidenti rus Putin me 9 janar të këtij viti me rastin e “ditës së Republikës Serbe”, një kremtim që është shpallur i paligjshëm nga Gjykata Kushtetuese e Bosnjës.VOA
Të tjera
-
Kurti: Një shoqëri e lirë nga dhu*na është shoqëri më e fortë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se beteja për barazinë në shoqër...
-
Bislimi e Petkoviq takohen në dhjetor – çka pritet nga dialogu?
Takimi i ardhshëm i kryenegociatorëve të Kosovës e Serbisë, Besnik Bislimi dh...
-
“Peci ka aludu se ‘fushata’ kundër tij ka nisur nga kolegët në Qeveri që kanë xhelozi” – Burim Ramadani thotë se qeveria ka probleme përbrenda
Analisti Burim Ramadani tha se në Qeverinë Kurti ka “panik ligjore”, sepse si...
-
Grabitje në një market në Pejë, një person i maskuar kanosi me thikë punëtoren dhe ia mori 500 euro
Marketet në vendin tonë jo rrallëherë janë cak i hajnave. Kjo dukuri po krijo...
-
Të shtëna armësh në Prishtinë, lëndohen disa persona
Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar sot në Prishtinë, pas një konflikti mid...
-
Shpalosja e programit për arsim në Vushtrri, Abdixhiku premton rritje të pagave për mësimdhënësit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shpalosur detaje nga tubimi që mbajti ...
-
Promovohet pulla postare kundër dhu*nës gjinore `Sot dhe Çdo Ditë Tjetër`
Posta e Kosovës, përmes Filatelisë së saj, ka lëshuar sonte në qarkullim post...
-
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhụna, asnjëra nga ne nuk është vërtetë e lirë
Në Ditën Ndërkombëtare për Eliminimin e Dhunës ndaj Grave, presidentja e Koso...
-
Izraeli tërheq kundërshtimin për Kosovën në Konventën Apostile të Hagës – vendi aty kishte aderuar më 2016
Ministria e Punëve të Jashtme e Mbretërisë së Holandës ka njoftuar se shteti ...
-
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i prekni asetet e shtetit
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka thënë se miqtë ndërkombëtarë të Kosovë...
-
AAK: Shkollat në Fushë Kosovë po furnizohen me thëngjill, po shkelet ligji
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Fushë Kosovë ka thënë se Komuna e F...
-
Haziri: Kurti ka qenë dhe mbetet ushqyesi i ndarjes dhe frikës politike
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka thënë se kryeministri Albin Kurti është...