Lajme

Blinken akuzon Rusinë se po kryen akte mizorie në Ukrainë

Autori: Gazeta inFokus 06:43 | 04 April 2022

Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken dënoi ashpër Rusinë, duke e akuzuar atë për akte mizorie në Ukrainë, ndërsa bota pa pamjen e parë të trupave të ukrainasve të vdekur, të hedhur në rrugët e Buças, një qytet vetëm pak kilometra larg Kievit.

Trupat u gjetën pasi forcat ruse u larguan nga zona.

“Nuk mund të mos ndjeni dhimbje”, tha Blinken për CNN. “Ne nuk mund ta normalizojmë këtë gjë”, shtoi ai.

-Advertisement-

Blinken tha se Shtetet e Bashkuara do të shohin me vëmendje për të dokumentuar krimet e luftës të kryera nga Rusia në të gjithë Ukrainën dhe shtoi se autorët e vrasjeve, duhet të mbahen përgjegjës.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Super Zbritje në Artmotion
-Advertisement-

Të tjera