Lajme

Blerta Deliu pas refuzimit të vaksinave nga Shqipëria: E pakuptimtë mungesa e mendimit profesionistë nga IKSHPK-ja

Autori: Gazeta inFokus 13:22 | 07 April 2021

Deputetja e PDK-së Blerta Deliu, ka reaguar pas refuzimit të vaksinave nga Shqipëria që bëri Kryeministri Kurti.

Deliu përmes një shkrimi në Facebook thotë se Qeveria e Vetëvendosjes duhet të ketë prioritet shëndetin e qytetarëve para fushatës së saj në Shqipëri.

Tutje Deliu thekson se Qeveria do të duhej të zhvillonte një debat transparent  me profesionistët shëndetësor, në mënyrë që edhe qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë.

-Advertisement-

“Po ashtu, mbetet e pakuptimtë mungesa e një mendimi profesionistë nga IKSHPK mbi refuzimin e vaksinimit të mësuesëve me dozat e ofruara nga shteti shqiptar. Përpjekja për t’u treguar parimor mbi kurriz të tjetrit është hipokrizi! Në vend të vendimit arbitrar të mbështetur mbi interesa partiake, Qeveria duhet të inicojë një konsultim të hapur me profesionistët shëndetësor vendor dhe ata të Shqipërisë, për të konkluduar një vendim të arsyeshëm dhe mbi të gjitha në interes të shëndetit të përgjithshëm publik” shkruan Deliu në Facebook.

Postimi i plotë:

Qeveria e Vetëvdndosjes duhet të ketë prioritet shëndetin publik para fushatës së saj të pakuptimë në Shqipëri. Arsyetimet politike mbi një interes shëndetësor zakonisht janë banale. Para se të refuzonte gjenerozitetin e Qeverisë shqiptare për vaksinimin e mësuesëve, Qeveria do të duhej të zhvillonte një debat transparent dhe pa ngarkesa politike me profesionistët shëndetësor, në mënyrë që edhe qytetarët të kenë një pasqyrë të qartë.

Po ashtu, mbetet e pakuptimtë mungesa e një mendimi profesionistë nga IKSHPK mbi refuzimin e vaksinimit të mësuesëve me dozat e ofruara nga shteti shqiptar. Përpjekja për t’u treguar parimor mbi kurriz të tjetrit është hipokrizi! Në vend të vendimit arbitrar të mbështetur mbi interesa partiake, Qeveria duhet të inicojë një konsultim të hapur me profesionistët shëndetësor vendor dhe ata të Shqipërisë, për të konkluduar një vendim të arsyeshëm dhe mbi të gjitha në interes të shëndetit të përgjithshëm publik.

Qeveria nuk ka nevojë të ndjehet e ngarkuar nga perceptimet për prejardhjen e vaksinave, por t’u besojë rekomandimeve të profesionistëve shëndetësor dhe t’u përgjigjet kërkesave dhe nevojave të qytetarëve. Pa një diskutim profesional dhe publik me gjithë akterët kompetentë, vendimi mbetet diskutabil.
Vaksinimi i popullatës dhe hapja duhet të jenë prioritet i Qeverisë, por jo mbyllja e izolimi përbrenda dhe nga jashtë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera