Fokus

Blerta Deliu padit ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për shpifje: Arsyen e keni publike

Autori: Gazeta inFokus 10:45 | 08 September 2023

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Blerta Deliu ka njoftuar se ka paditur ministren e Drejtësisë, Albulena Haxhiun për sipas saj për shpifje në deklaratat e dhëna në një emision.

Deputetja në rrjetin e saj social ka publikuar faqen e parë të padisë ku nuk shihet se për cilën deklaratë e ka paditur ministren Haxhiu.

Gazeta Infokus ka kontaktuar me Blerta Deliun mirëpo e njëjta sërish nuk ka dhënë detaje se për çfarë deklarate bëhet fjalë.

-Advertisement-

“Besoj i keni pa deklarimet e saj në njërën prej mediave tona në intervistën e fundit që e ka pasë, është një deklaratë publike e dhënë në televizion të cilën e kam specifiku edhe në padi, është publike ju lus ta shikoni. Nëse se keni pa e shihni në ATV ”, ka thënë shkurt deputetja e PDK-së duke mos pranuar të komentojë më shumë.

Derisa në njoftimin e saj, Deliu ka thënë se të pavërtetat e thëna në studiot televizive do të marrin përgjigjen e merituar duke i quajtur deklaratat e ministres si shpifje të pushtetit.

“Shpifjeve të pushtetit i përgjigjemi me padi.Në Gjykatë, sot kam dorëzuar padinë për shpifje ndaj Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu – aty ku të pavërtetat e saj në studio televizive pres të marrin përgjigjen e merituar.  Tendenca që me shpifje dhe fyerje ndaj opozitës me e zhvendosë vëmendjen nga skandalet korruptive të kësaj qeverie, nuk kalon. As nuk frikësohemi e as nuk zmbrapsemi nga angazhimi ynë për të denoncuar krimin dhe korrupsionin e këtij pushteti. Shihemi në gjykatë, Albulenë”, shkruan Deliu./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Intervistë: Dr. Gorazd Konjanovski – Klinika Zhan Mitrev ka luajtur një rol kyç në vendosjen e themeleve në kardiokirurgji dhe…
-Advertisement-

Të tjera