Rozë

Bleros i mbet hatri me produksionin – xhelozon për vëmendjen e Edona James

Autori: Gazeta inFokus 12:56 | 24 October 2023

Spektakli Big Brother VIP Kosova po vazhdon të sjellë në vëmendje dinamika të shumta që po ndodhin brenda në shtëpi.

Mbrëmja e së hënës ka qenë e mbushur me emocione, veçanërisht për një prej banoreve më të përfolura të shtëpisë – Edona James.

Kjo pasi ajo përjetoi një surprizë nga e ëma e saj, e cila i kishte dërguar një mesazh zanor ku e inkurajonte të vazhdonte përpara në këtë garë.

-Advertisement-

Vëmendja e shtuar ndaj Edonës në spektaklin e së hënës, duket se ka “penguar” paksa banorët e tjerë.

I pari ishte gazetari humoristik Gani Gërmia, i cili me ironi u shpreh “Pse nuk po e boni Edona Show?”.

Më pas reagime ka pasur edhe nga Blero, ku moderatori Alaudin Hamiti me shaka i është drejtuar duke i thënë “Blero më duket se u bë xheloz për Edonën”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit

Të tjera