Blerja e Javelinit nga Kosova, Vuçiq: Si guxuan? Po mendoj për hetime ndaj atyre që po e a*matosin Kosovën
Autori: Gazeta inFokus 14:21 | 24 January 2024
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se shpreson që të gjithë ata që armatosin Kosovën në kundërshtim me rezolutën 1244 do të mbajnë përgjegjësi.
Vuçiq iu doli në mbrojtje edhe terroristëve që kryen sulmin e 24 shtatorit në Banjskë, duke i quajtur mbrojtës të votrës së tyre.
“Dhe në lidhje me Banjskën, kemi ardhur në përfundim se të gjithë ata që armatosin FSK-në dhe që shkelin Kartën e OKB-së mendojnë se nuk do të mbajnë kurrë përgjegjësi për të. Ju intereson si ta dënoni Serbinë sepse disa serbë e mbrojtën vatrat e tyre. Ata që kanë shkelur ligjin do të përgjigjen para gjykatave kompetente”.
“Ju keni sjellë raketa “Javelin” dhe nuk e di çfarë tjetër në Kosovë, ilegalisht dhe nuk përgjigjeni për asgjë”, vazhdoi Vuçiq, duke shtuar se si president do të jetë gjithmonë mbrojnë interesat e Serbisë.
Ai shtoi se detyra e tij është të mbrojë Serbinë dhe serbët e Kosovës.
“Për të mbrojtur popullin tonë në Kosovë, gjë që do të vazhdoj ta bëj. Besoj se do të kemi një pjesëmarrje edhe më të madhe në zgjedhjet e ardhshme”, tha ai.
Siç thekson ai, nuk pret që dikush nga jashtë t’i japë gjykime për vullnetin e popullit serb.
“Për mua ka rëndësi vendimtare gjykata e popullit tim, jo gjykata e fuqive të mëdha që do ta shkatërronin vendin tonë sepse nuk u pëlqen qëndrimi ynë ndaj Kosovës, sepse nuk u pëlqen qëndrimi ynë ndaj Rusisë apo Kinës. Ju pëlqen të përcillni Viola von Cramon, të gjithë urrejtësit më të këqij të Serbisë. A ka ndonjë prej tyre që nuk insiston që ne duhet ta njohim Kosovën? Asnjë. A ka ndonjë prej tyre që nuk insiston që ne duhet të vendosim menjëherë sanksione Për Rusinë? Nuk ka asnjë “A ka njeri që nuk ka nënshkruar gjërat më të këqija për ne pas Banjskës. Ata janë gjithmonë kundër Serbisë dhe gjithmonë kanë nënshkruar gjithçka kundër nesh”, tha Vuçiq.
Të tjera
-
Bedri Hamza lagje pas lagjje në Prizren: Shpresë, entuziazëm dhe angazhim kudo për Kosovën që mundet ma mirë
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, sonte ka takuar qytetarë të...
-
Maqedonci në ShBA: Takime për fuqizimin e mbrojtjes mes dy vendeve
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci bashkë me komandantin e Forcës së Siguris...
-
Publikohen fletëvotime të plotësuara në rrjetet sociale, Prokuroria po merret me rastin
Fotografi e video të fletëvotimeve për zgjedhjet e 9 shkurtit janë shpërndarë...
-
Memli Krasniqi nderon me mirënjohje Post Mortem profesorin Sabahajdin Cena në dy vjetorin e vdekjes
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi në dyvjetorin e ndarjes nga jeta të atdheta...
-
Daut Haradinaj: Gjakova i jep kuptimin e plotë numrit 137
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Haradinaj për Kurtin: Më i keq se mosmirënjohësi nuk ka
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, e ka quajt...
-
Përfundon dëshminë eksperti i ADN-së në rastin e ish-krerëve të UÇK-së
Ka përfunduar dëshminë dëshmitari William Goodwin i cili gjatë fundit të dësh...
-
Një muaj paraburgim ndaj personit që dyshohet se kërcënoi Kurtin – çka thuhet në vendimin e Gjykatës?
Gjykata Themelore në Mitrovicë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje...
-
Tubim i madh i koalicionit AAK-NISMA në Gjakovë
Ka nisur tubimi zgjedhor në Gjakovë i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës dhe p...
-
Zotimi i parë i Bedri Hamzës është shumë zhvillim, më pak tatime
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka prezantuar projektet e t...
-
Memli Krasniqi: S’kam ndier energji të tillë ndër vite, Bedri Hamza po na prin drejt fitores
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka ndarë ent...
-
Zgjedhjet e 9 shkurtit, Shefi i NATO-s: Jemi në kontakt me Kosovën dhe Serbinë për të siguruar që të mos çojnë deri te destabilizimi
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Mark Rutte, tha se aleanca ushtarake perën...