Rozë

Bleona Qereti “luftë” me boksierin e njohur rus (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 08:14 | 21 October 2020

Këngëtarja Bleona Qereti është në formë perfekte trupore. Ajo ka treguar herë pas here që merret me palestër. Mirëpo, së fundmi duket se Bleona ka një pasion të ri. Përmes disa videove të publikuara në Instagram, këngëtarja ka treguar se bëhet fjalë për boksin.

Bleona shfaqet duke marrë leksione boksi nga boksieri i njohur rus Roman Kramazin, i cili në të kaluarën është shpallur edhe kampion bote.

Madje ajo duket gati dhe për të ftuar në duel. “Kush është gati të luftojë me mua”, shkruan ajo.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:

Të tjera