Bledi Mane me thumba për Luizin në BBVA: Edhe luanët mund të jenë homoseksualë
Autori: Gazeta inFokus
15:45 | 16 February 2023
Një nga banorët më të komentuar të këtij edicioni të Big Brother VIP, për të mos thënë më i komentuari, është padyshim Luiz Ejlli. Publiku është afeksionuar pas tij që nga forca e treguar, loja që ka zgjedhur të bëjë, debatet e shumta, notat e tij të humorit, historia e dashurisë me Kiara Titon, e shumë e shumë motive të tjera.
Mbrëmjen e kaluar banorët e shtëpisë së Big Brother VIP morën pjesë në disa diskutime lidhur me tema të caktuara, për të dhënë opinionin e tyre. E një nga temat që krijoi mjaft debat mes banorëve ka qenë mbi martesat brenda së njëjtës gjini. Ishte mendimi i Luizit ku u shpreh shumë kundër kësaj, duke e komentuar kështu:
Në rrugë shoh dy meshkuj që puthen bashkë plot pasion. Dhe më thotë vajza: “O babi pse puthen ata, siç puth ti mamin”? Çfarë t’i them unë? “Nuk më duket normale”, -më thotë, – “se kështu ti puth mamin, jo ndonjë shok”. Kjo është jonormale, jo normale. Janë të drejtat e tyre dhe duhet t’i respektojmë. Por, por këta nuk po dinë të ndalen. I njohëm si gay, i dhamë të drejtën për t’u martuar, për të adoptuar fëmijë… Po ndaluni more…
Nga ana tjetër, replika e Bledi Manes ngjalli goxha kureshtje në rrjet. Disa ndjekës madje e komentuan si një ‘kunjë’ për Luizin. Pas fjalës së këtij të fundit, Bledi përmendi se si dhe luanët mund të jenë homoseksualë. Le të mos harrojmë se Luizi dryshet thirret me epitetin ‘luan’.
Ai u shpreh: “Një debat u shkaktua në Amerikë, nga një serial i “National Geografic”, për filma dokumentarë në Savanat e Afrikës, ku tregonte se homoseksualiteti ekzistonte edhe mes kafshëve. Edhe mes atyre kafshëve që ne i kemi simbol fortësie, që nga luani, zebrat, tigrat… Dhe dua të them që ky planet ndaj është interesant”.
“Sepse nuk ka vetëm një racë njerëzore, nuk ka vetëm një ngjyrë, nuk ka vetëm një stinë, nuk ka vetëm një lloj peme, nuk ka vetëm një lloj lule, nuk ka vetëm një lloj ujëvare… Pra, të jemi realistë, të flasim pa pasione. Ndaj bota është interesante, ndaj jeta është interesante”, tha Mane.

T� tjera
-
Kurti paralajmëron programin e ri qeverisës: Drafti publikohet javën e ardhshme
Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se drafti i programit të ri qeveris...
-
Dy shqiptarë tentuan të hyjnë në shtëpinë e çiftit mbretëror në Angli, dyshohet se u futën për të vjedhur
Dy persona me origjinë shqiptare kanë përfunduar në pranga në Angli, pasi dys...
-
Haxhiu: Përgjegjësia për ta ndalur dhu*nën ndaj grave është e të gjithëve
Me rastin e nisjes së fushatës “16 Ditë Aktivizëm kundër Dhunës me Bazë Gjino...
-
Sulmohet me thi*kë një person në Pejë, dërgohet për trajtim në QKUK
Një burrë ka mbetur i lënduar pasi është sulmuar me thikë nga një person i pa...
-
Pas një muaji trajtim në QKUK, ndërron jetë fëmija i lënduar në aksidentin në Gjakovë
Një fëmijë ka ndërruar jetë si pasojë e lëndimeve të marra në një aksident tr...
-
Kanos dy persona me armë pas një mosmarrëveshjeje për borxh, arrestohet i dyshuari
jë rast i kanosjes me armë është raportuar në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në ...
-
Komandanti i KFOR-it dhe ambasadori slloven flasin për situatën e sigurisë në Kosovë
Komandanti i KFOR-it, Gjeneralmajor Roberto Vergori, u takua me ambasadorin e...
-
Nis rehabilitimi i rrugës së Uglarit, Kurti njofton vlerën e investimit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në përurimin e ...
-
“Femicidi është urgjencë kombëtare”, sot protestohet në Prishtinë kundër vrasjes së grave
Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) ka paralajmëruar protestë në Prishtinë, duke...
-
Malaj: Prishtina, vendi kuptimplotë për të kremtuar Pavarësinë e Shqipërisë
Ambasada e Shqipërisë ka organizuar pritje solemne me rastin e 114-vjetorit t...
-
Mblidhen disa komisione parlamentare, në rend dite raportimi i ministres Rizvanolli
Komisionet parlamentare të Kuvendit të Kosovës do të mbajnë sot, mbledhje, në...
-
Nismë e re pa u zgjidhur e vjetra, KDI paralajmëron Kuvendin për Specialen
Ende pa përfunduar të gjitha procedurat legjislative për projektligjin për nd...





































