Bjellorusët që duan të luftojnë kundër Putin: Nëse Ukraina fiton, edhe ne kemi një shans
Autori: Gazeta inFokus 13:36 | 16 April 2022
Në një pyll në kufirin mes Polonisë dhe Ukrainës, një grup me rreth 30 burra, të veshur me uniforma ushtarake, po stërviten prej disa ditësh për të perfeksionuar taktikat e betejës, raporton A2CNN
Ata janë të gjithë shtetas bjellorusë, që jetojnë në ekzil, dhe që duan të kalojnë kufirin për në Ukrainë, ku qindra bashkëkombës të tyre po luftojnë kundër rusëve. Sipas tyre, kjo bëhet jo vetëm për Ukrainën, por edhe për të çliruar vendin e tyre nga dara e Vladimir Putin.
Anëtarët e grupit të quajtur “Pohonia Battalion” janë të moshës 19 deri në 60 vjeç. Thuajse asnjëri nuk ka përvojë në luftime dhe për këtë arsye, stërvitjen e kryejnë me kallashnikov lodër. Mes tyre ka lojtarë profesionistë pokeri, muzikantë dhe elektricistë.
Lideri i tyre është menaxheri i restoranteve, Vadim Prokopiev. “Unë nisa thirrjen që bjellorusët t’i bashkohen luftës në krah të Ukrainës. Sepse pas kësaj do të vijë lufta për Bjellorusinë”, thotë ai për CNN.
Shumica e anëtarëve të grupit, sikurse edhe Prokopiev, janë larguar nga vendi i tyre në vitin 2020, kur Presidenti i Bjellorusisë, Alexander Lukashenko, i mbështetur nga aleati i tij Putin, shtypi protestat pasi fitoi zgjedhjet, që u kontestuan nga opozita.
“Nëse Ukraina e humbet luftën, Bjellorusia ka zero shanse për t’u çliruar”, thotë Prokopiev. “Nëse Ukraina fiton, atëherë Putin do të jetë dobësuar shumë se nuk do të mbështesë dot Lukashenkon”./A2CNN
Të tjera
-
Stano për aksionin në veri: Ngjarje e padobishme
Të hënën, autoritetet e Kosovës zhvilluan operacion në veri, ku mbyllën gjash...
-
“Hajneshë”, “shpifës e manipulues”, akuzuat mes pozitës e opozitës në Komisionin parlamentar
Mes përplasjesh dhe akuzave të deputetëve të pozitës dhe opozitës është mbajt...
-
Vdes një minator në Shqipëri, plagoset rëndë një tjetër
Një aksident i rëndë ka ndodhur në një një nga galeritë e minierave në Krastë...
-
Gjermania planifikon zgjatjen e misionit të Bundeswehr-it në Kosovë
Bundestagu gjerman, do të diskutojë për zgjatjen e vendosjes së Bundeswehr-it...
-
Këta janë dy të arrestuarit që dyshohet se vendosën grānatë dore te vetura e reperit ‘Noga’
Pas më shumë se një muaji, Policia ka arritur t’i arrestojë dy personat e dys...
-
Ambasadori britanik shkon në Podujevë, viziton shtëpinë ku ka ndodhur masakra e familjes Bogujevci dhe Duriqi
Ambasadori britanik në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i shoqëruar nga nënkryeta...
-
“Prokuroria gabon qe nuk të shtin n’burg, sekser”, pérplasje edhe në Komisionin për Mbikëqyrjen e Financave Publike mes deputetëve të pozitës e opozitë
Gjatë mbledhjes së Komisionit për Mbikëqyrjen e Financave Publike, kishte rep...
-
BE e shqetësuar për veprimet e fundit në veri: Janë të pakoordinuara
Bashkimi Evropian ka thënë se me shqetësim ka përcjellë operacionin policor t...
-
Dëshmitari Klaus Jensch: Kemi kapur persona që kishin veshur uniforma me flamuj gjerman dhe që plaçkitnin
Oficeri i ushtrisë Federale të Gjermanisë, Dietrich Klaus Jensch tha se gjatë...
-
Murati pas reagimit të DASh-it për aksionin në veri: Institucionet vepruan në bazë të ligjit
Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, ka thënë se mbyl...
-
Eskalon protesta në Tiranë, hidhet molotov në drejtim të policisë
Molotov, vezë dhe hallakamë, janë pamjet që shoqëruan kryeqytetin e Shqipëris...
-
Oficeri i ushtrisë gjermane fillon dëshminë në rastin Thaçi dhe të tjerët
Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë ka filluar dëshminë dëshm...