Bizneset me shumë probleme për zhvillimin e tyre
Autori: Gazeta inFokus 08:18 | 29 January 2020
Bizneset kanë shpalosur problemet dhe kërkesat e tyre përballë drejtorit të përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha në një takim të përbashkët të organizuar të martën nga Oda e Afarizmit të Kosovës.
Takimin e hapi kryetari i OAK-ut, Skënder Krasniqi me një fjalë rasti duke e falënderuar drejtorin e përgjithshëm të Doganës për bashkëpunimin e deri tanishëm dhe përgjigjen pozitive ndaj kërkesave të OAK-ut sa herë që bizneset kanë kërkesa për takim apo trajtim të çështjeve që i preokupojnë ata.
Fjalën pastaj e mori drejtori Berisha i cili shpalosi punën dhe të arriturat e Doganës së Kosovës gjatë viteve të fundit, me qëllim të lehtësimit të procedurave doganore dhe krijimin e lehtësirave tregtare për bizneset, duke marrë parasysh dy faktorë kryesorë që kanë rëndësi shumë të madhe: kosto operative dhe kohëzgjatjen.
Pronari i “Eco House”, Dardan Zogiani, kompani kjo që merret me qeramikë, theksoi disa nga barrierat me të cilat po përballet si biznes e që kanë të bëjnë kryesisht me rivlerësimin e mallit, si një dukuri që po i ndodh tash e disa herë duke thënë se mallrat që ai po i futë brenda Kosovës po mbivlerësohen.Ndërkaq Shaban Muja nga “Art Aluminium” fabrikë për prodhimin e aluminit, theksoi që Kosova importon një sasi të madhe të aluminit nga Turqia gjë e cila sipas tij po i dëmton prodhuesit e aluminit në Kosovë.
Ai tha se duhet të vendoset një tarifë më e lartë ndaj prodhuesve të huaj të cilët sjellin mallra në Kosovë në mënyrë që të mbrohet prodhuesi vendor.
Tutje, Xhevat Muqa nga “Muqa Solar” u shpreh i indinjuar me sjelljen që sipas tij po e bëjnë në disa raste doganierët kundrejt bizneseve. Ai propozoi që doganierët duhet të ndjekin sa më shumë trajnime, në mënyrë që puna e tyre të jetë sa më profesionale.
E Fazli Fetahaj nga “KLI” u shpreh i pakënaqur me procedurat brenda doganës dhe përmendi gjobat që janë aplikuar nga dogana kundrejt biznesit të tij.
Kurse, Jakup Berisha nga Shoqata e Transportit Rrugor tha se autobusët që importohen në Kosovë duhet të lirohen nga doganimi duke u trajtuar si mjet themelor për kompani e jo mjet personal.
Ramadan Onjeva nga shtypshkronja “Era” në Ferizaj që bën prodhimin e kutive dhe ambalazheve për prodhuesit ushqimorë dhe barnave, u shpreh i shqetësuar me klasifikimin e llojeve të letrës në numra tarifor që sipas tij nuk janë bërë në mënyrë të duhur.
Enver Jetullahu nga firma transportuese “E.N. Logistics” tha se ndjehet i diskriminuar me mënyrën se si trajtohen transportuesit kosovar dhe mënyrën se si po trajtohen transportuesit fqinj doganë.
Gentiana Sahiti, përfaqësuese e “Gjirafa” tha se duhet të përshpejtohet procesi i tregtisë përmes internetit apo “E-commerce” duke i shkurtuar pritjet e gjata për shqyrtimin e mallit në doganë.
Avokatja Florie Manaj – Zogaj vlerësoi punën e mirë të doganës për mbrojtjen e pronësisë intelektuale.
Eranda Hasani nga “Solid Group”, përpunues metali u shpreh e pakënaqur me procedurat doganore dhe trajtimin që po u bëjnë doganierët bizneseve.
Altin Bokshi nga “Wear & Go” firmë tekstili tha se edhe aksesorët do të duhej të liroheshin nga dogana ashtu siç lirohet materiali.
Ndërsa, Fidan Mataj nga “Star Tech”, tha se malli i tij po mbivlerësohet nga dogana në Kosovë dhe gjatë procedurave doganore shpesh herë po rezultojnë me dëmtimin eprodukteve të tij.
Në anën tjetër të gjitha këtyre shqetësimeve dhe pytjeve iu përgjigj drejtori i Doganës duke thënë se Dogana po mundohet ta bëjë më të mirën e mundshme në punën e saj.
Ai tha se po mundohet të krijojë lehtësira për bizneset, mirëpo theksoi se Dogana në Kosovë vepron në bazë të ligjit dhe në bazë të politikave fiskale në vend. Ai përmendi edhe reformat e reja brenda Doganës përfshirë këtu dixhitalizimin e shërbimeve doganore, po ashtu përmendi vlerësimin e lartë të punës së doganës nga Banka Botërore dhe theksoi se Kodi i ri Doganor është në procedure dhe do të hyjë në fuqi këtë vit.
Në fund të takimit ishte konkludim i përbashkët se bizneset duhet të jenë shumë më shumë aktive në përmirësimin e ligjeve dhe udhëzimeve administrative në mënyrë që të ketë më shumë rritje ekonomike dhe më pak pengesa. Oda e Afarizmit të Kosovës është duke krijuar sektor të ndryshëm në kuadër të saj, të specializuar në mënyrë që të merret më detajisht me çdo problem.
Të tjera
-
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vr āsjen e trefishtë në Gllogjan
Dëshmitarja Nexhmije Zhuti, në seancën e shqyrtimit gjyqësor ndaj tre të akuz...
-
Musliu-Shoshi: Aleatët e Kosovës e kanë humbur besimin te Qeveria Kurti
Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi ka folur mbi...
-
A do të jetë Kosova vendi i parë në botë me shumicë myslimane që do të mundësojë martesat e së njëjtës gjini?
Gazetari gjerman i “Frankurter Algemeine Zeitung”, Michael Martens pas vizitë...
-
Osmani për fjalimin e Vuçiqit në KS të OKB-së: Të vërtetën tonë nuk mundet ta sulmojë e as ta mohojë askush, e as Serbia
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është deklaruar rreth reagimit të presid...
-
56 vjeçari gjendet i vdekür në banesën e tij në Fushë Kosovë
Një 56-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në rrugën “Dardani...
-
Ambasadori britanik në Beograd: Asociacioni të formohet sa më shpejt që të jetë e mundur
Ambasadori i Mbretërisë së Bashkuar në Serbi, Edward Ferguson, ka thënë të pr...
-
Kurti takohet me deputetë gjermanë në Berlin, flasin për aplikimin e Kosovës në KiE
Në ditën e dytë të qëndrimit të tij në kryeqytetin e Gjermanisë, Kryeministri...
-
FSK zgjedh ushtarin më të mirë për vitin 2024
Forca e Sigurisë së Kosovës ka mbajtur sot ceremoninë e garës ndërkombëtare “...
-
Pas dyshimeve për keqpërdorim, konstituohet komisioni hetimor për subvencionimin e teksteve shkollore
Komisioni hetimor parlamentar për procesin e subvencionimit të teksteve shkol...
-
Projektligji për KPM-në, Deirdre Kevin: Ligjet janë në përputhje me standardet evropiane
Projektligji për Komisionin e Pavarur për Media, u diskutua sërish në Komisio...
-
Dhëndrri dyshohet se tentoi të vr*së ish vjehrrin, policia jep detaje për rastin në Dragash
Policia e Kosovës ka njoftuar se një burrë dyshohet se ka tentuar të vrasë nj...
-
“Nuk do ta shesim TikTok-un”, reagon pronari kinez në SHBA pas miratimit të ligjit që ndalon rrjetin social
Kompania mëmë kineze e TikTok, ByteDance, thotë se nuk ka ndërmend ta shesë b...