Ekonomi

Bizneset e transportit buzë falimentimit

Autori: Gazeta inFokus 09:17 | 20 May 2020

Ruzhdi Kurtishaj, kryetar i Shoqatës së Transportit Rrugor, tha se Qeveria duhet të miratojë urgjentisht edhe pakon e dytë për të ndihmuar bizneset private.
Ai tha se shumë kompani të udhëtimi janë buzë falimentimit, njofton Klan Kosova.

“Jemi duke përjetuar shumë probleme si sektor privat, shumë biznese janë në prag të falimentimit. Ndihma që është përmendur si Pako Emergjente asnjëherë s’ka mbërritur te mbi 50 për qind e të punësuarve”.

“Dialogu publiko-privat duhet të avancohet edhe më tutje. Oda Ekonomike është i vetmi institucion i themeluar me ligj pranë Kuvendit që mbron në mënyrë legjitime të drejtat e bizneseve. Oda Ekonomike nuk është pronë e një individi, i një shoqate apo një biznesi, prandaj zyrat e Ministrisë së Financave, Ekonomisë dhe Infrastrukturës duhet të jenë tashmë në Odën Ekonomike dhe duhet të bëhet sa më urgjentisht edhe pakoja tjetër për rimëkëmbjen ekonomike sepse bizneset tanimë janë buzë falimentimit”.

-Advertisement-

Ai po ashtu shtroi problemin e kufizimit të lëvizjes së qytetarëve duke thënë se kjo ndikon drejtpërdrejt në punën e kompanive të udhëtimit.

“Transporti edhe më tutje është nyje kyçe e lëvizjes së qytetarëve dhe zhvillimit ekonomik. Në mungesë të një transporti të mirëfilltë nuk mund të kemi as edhe rimëkëmbje. Pas presionit tonë të madh në Ministrinë e Infrastrukturës tashmë kemi një vendim nga ana e ministrit, edhe pse s’është ai i duhuri. Edhe pse ne kemi bërë kërkesë që para se të merret vendimi për të filluar punën në sektorin rrugor të transportit të udhëtarëve t’i kenë parasysh dy-tri elemente kryesorë: Duhet që të gjithë transportet t’i kenë rendet e udhëtimeve për shkak të skadimit e tyre gjatë pandemisë dhe ato t’u jepen pa pagesë. E dyta me subvencionimin e sektorit të transportit rrugor dhe e treta me më rëndësi është se nuk mund të flitet për transport rrugor kur ka kufizime të kohës së daljes së qytetarëve”.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI

Të tjera